29 Dhjetor 2023, 12:59
Nga A.B
Foshnje
Qeveria synon të orientojë politikën e nisur pak vite më parë të bonusit të bebeve tek familjet që jetojnë realisht në Shqipëri duke eliminuar kështu përfitimin e atyre që nuk jetojnë më në vend. Në një vendim të miratuar të mërkurën e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime ku përfshin si kusht qëndrimin 180 ditë në Shqipëri në vitin paraardhës për prindërit e foshnjave të sapolindura. Këto të dhëna do të merren nga sistemi TIMS.
“Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, e përfitojnë: a) prindi/prindërit e foshnjës së porsalindur, shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë kalendarike të vitit paraardhës, sipas të dhënave të sistemit TIMS dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile” thuhet në vendim.
Një tjetër element që shtohet është përfitimi i këtij bonusi nga ata të huaj që janë vendosur në Shqipëri si azilkërkues apo refugjatë të cilët vendosin që shtetësia e fëmijës së tyre të jetë shqiptare.
“Prindi/prindërit me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve nga shteti shqiptar u është dhënë statusi i refugjatit, i mbrojtjes plotësuese ose i azilkërkuesit dhe vendosin t’i japin foshnjës shtetësi shqiptare, sipas ligjit për shtetësinë shqiptare, dhe e regjistrojnë si shtetas shqiptar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile” thuhet në pikën e dytë sa i takon ndihmës shtetërore.
Në shtator të këtij viti vendimi që lidhej me bonusin e bebeve u ndryshua duke synuar që përfitimet të jenë për shtetasit që jetojnë brenda vendit pasi ndër vite edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kishin përfituar nga kjo hapësirë ligjore.
Për qeverinë kjo përbënte përfitim të dyfishtë pasi ata përfitojnë nga skemat në vendet ku janë vendosur.
Qeveria miratoi bonusin e bebeve që ka një përfitim financiar prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin dhe foshnjat e tjera në vijim si një politikë për rritjen e lindshmërisë por deri më sot nuk ka një vlerësim mbi efektivitetin e saj./MONITOR
foshnje bonusi i bebes
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:57
Dosja.al
Me një vendim të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2023, qeveria ka shtyrë edhe me...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:33
r.ll
foto ilustruese
SHQIPËRI-Dy persona janë arrestuar në kaudër të operacionit policor “Kriptonite”. Në pranga u vun...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:36
A.B
Ruben Saraiva
TIRANË- Portugezi Ruben Saraiva i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin t&e...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjatë mbldhjes qeveritare të një dite më parë, Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e ambasa...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 12:06
A.B
Punonjesit
LEZHË- Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë. Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 11:46
a.l
Foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Dy automjete janë përplasur n&eu...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 11:15
r.ll
shqiptari
GREQI- Është publikuar fotoja dhe emri i të riut shqiptar i cili masakroi me thikë të moshuarin grek, të cili...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 10:38
r.ll
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në një dalje për mediat sot tha se një nga problemet më të m...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 10:15
a.l
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me...
Aktualitet
29 Dhjetor 2023, 10:09
a.l
Ilir Beqaj
TIRANË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhë...