LIVE UPDATES
Aktualitet

Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje

Në Prokurorinë Speciale SPAK janë regjistruar 43 procedime për krime zgjedhore nga 193 denoncime të kryera.

29 Korrik 2025, 19:57 Nga Sebi Alla
Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të
Foto ilustruese

TIRANA- Dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare dhe një morie të madhe akuzash dhe ankesash nga partitë opozitare, Prokuroria Speciale SPAK vijon hetimet për 39 procedime penale për krime zgjedhore, ndërsa për katër prej tyre kanë përfunduar hetimet, duke e çuar në 43 numrin total të dosjeve të hapura. SPAK tha për Faktoje se vetëm dy janë procedime për akuzën e përdorimit të funksionit publik për qëllime politike.

“Një procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike) dhe një procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës)” thotë SPAK.

Ndërsa në lidhje me hetimet e mundshme pas rinumërimit të kutive të votimit në Qarkun Fier, ku u konstatua devijim i konsiderueshëm votash drejt kandidatëve të listave të hapura, shprehet se: “SPAK nuk ka regjistruar procedim penal kryesisht për këtë çështje deri më tani”.

Dy procedime për një “mal” problemesh

Përdorimi i administratës publike për qëllime elektorale ishte edhe një nga shqetësimet kryesore që ngrihet në raportet e OSBE-ODIHR. “Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fushata brenda institucioneve publike është i ndaluar, por shqetësimet vazhdojnë për presionin ndaj nëpunësve civilë, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorimin e aseteve publike”, konstatonte raporti përgjatë fushatës.

Ndërsa pas përfundimit të procesit, në përmbledhje të problematikave, OSBE-ODIHR theksoi: “Presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore, falja e gjobave dhe skemat elektorale në momentet e fundit u raportuan gjerësisht nga vëzhguesit dhe përbëjnë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet”. Po ashtu edhe partitë opozitare, veçanërisht PD akuzoi dhe denoncoi disa raste të përdorimit të administratës dhe aseteve shtetërore në fushatë. Megjithatë, por për këtë akuzë ka vetëm dy procedime penale të pranuara nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Administratë në fushatë

Hetimet nga SPAK janë ende në fazën paraprake dhe nuk ka një vendimmarrje sesi do të procedohet. Në nenin 328/a thuhet: “Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit”.

SPAK nuk bën me dije se kush janë dy rastet specifike dhe në cilin qark të përdorimit të administratës publike përgjatë fushatës për të cilin ka ngritur edhe akuzat.

Policisë iu pranuan më shumë

“Gjatë periudhës së raportimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka administruar 193 materiale kallëzuese që lidhen me dyshimet për krime zgjedhore. 43 prej tyre janë regjistruar si procedime/hetime penale, pra kanë kaluar në fazën e hetimit”, thuhet për Faktoje.al në qëndrimin zyrtar të SPAK. Ajo që konstatohet është se në total ka pasur 193 referime për dyshimin e krimeve zgjedhore në SPAK, por 150 janë refuzuar të regjistrohen dhe vetëm 43 janë pranuar dhe nisur procedimi penal.

Nga 43 dosje të hapura, peshën më të madhe të denoncimeve e mban Policia e Shtetit, me 22 procedime, ndërsa 9 kanë nisur kryesisht nga vetë SPAK dhe pjesa tjetër është e shpërndarë nga shtetas të ndryshëm ose të referuar nga prokuroritë e rretheve. SPAK ka pranuar dhe nisur hetime për vetëm katër kallëzime të bëra nga subjektet politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Akuza që dominon ka të bëjë me korrupsionin aktiv. “35 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje)”, thotë SPAK.

Përfundimi

Vetë kreu i SPAK Altin Dumani prezantoi tre muaj parë zgjedhjeve “Task Forcën” për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Në 12 qarqe të vendit funksionoi një zyrë drejtuese me prokurorë të SPAK të cilët bashkërendonin punën me oficerë të BKH-së. Pavarësisht akuzave, denoncimeve të shumta dhe raporteve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve deri më tani ka vetëm katër të arrestuar dhe proceduar për krime zgjedhore, dy në Kukës, një në Fier dhe një në Lushnje. Ndonëse për një pjesë të dosjeve hetimet vijojnë, rezultatet mund të cilësohen të ngadalta në krahasim me pritshmëritë, por edhe denoncimeve të publikuara./ Faktoje.al

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj