LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Kur dashuria në rrjetet sociale bëhet e rrezikshme

Historia e tyre e dashurisë nisi në rrjetet sociale, duke afruar distancat mes Tiranës dhe Venezias, qytetit ku ka lindur dhe jeton vajza, me origjinë shqiptare.

15 Shtator 2023, 22:15 Nga I.A
VIDEO/ Kur dashuria në rrjetet sociale bëhet e rrezikshme
Vajza

TIRANË- Histori dashurie që lindin në rrjetet sociale ndodh që përfundojnë me shantazhe, kërcënime dhe shpesh me dhunë fizike. Janë me mijëra të tilla, ku zakonisht viktimat janë vajza, të cilat nga pakujdesia apo mirëbesimi, i kanë dërguar partnerit një foto ose një video dhe pasojat janë të paimagjinueshme. Rasti i vajzës trajtuar nga ‘Piranjat’ është një nënë e vetme, 23 vjeçare, e cila përndiqet dhe shantazhohet prej muajsh nga ish i dashuri i saj. Edhe pse i ka dhënë fund raportit, edhe pse ndodhet më shumë se njëmijë kilometër larg, përtej Adriatikut, ajo jeton me makthin që i shkakton ky person, tek i cili besonte dhe shpresonte aq shumë.

Historia e tyre e dashurisë nisi në rrjetet sociale, duke afruar distancat mes Tiranës dhe Venezias, qytetit ku ka lindur dhe jeton vajza, me origjinë shqiptare. Pasi morën bekimin nga prindërit e partnerit, marrëdhënia në distancë mes çiftit të ri se po shkonte në rrugën e duhur. Por, duket se përkujdesjet e para dhe deklaratat e dashurisë, ishin një maskë e cila do të binte shumë shpejt. Pavarësisht kësaj dhune të vazhdueshme fizike dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme nga personi që kishte zgjedhur për të kaluar jetën, vajza vendos t’i japë një shans të dytë, gjithnjë në emër të dashurisë.

Kërkesat për shuma parash, fillimisht bëheshin duke shfrytëzuar gjendjen emocionale të vajzës, dhe ato ndjenja ende të pashuara përfundimisht ndaj ish të dashurit. Por, nuk vonoi shumë dhe shantazhi mori formë të prerë dhe urdhërore. Në tentativë për të ruajtur intimitetin e saj dhe për të shpëtuar dinjitetin përballë të njohurve, 23 vjeçarja dorëzohet dhe vendos të paguajë shumat e kërkuara nga personi i zemrës, tashmë i kthyer në persekutorin e saj. Por, siç mund ta imagjinoni, dërgimi i lekëve vetem sa ia shtoi oreksin mashtruesit, i cili vijoi me kërkesat e njëpasnjëshme për shuma të ndryshme.

1000 euro 500 euro, 300 euro, 200 euro.... të gjitha shuma të dokumentuara, të cilat vajza dërgonte nga Venezia në Tiranë përmes agjensive të transfertave të parave. Kjo histori vijoi derisa kërkesat monetare u bënë të papërballueshme dhe vajza për herë të parë reflektoi duke kërkuar zgjidhjen njëherë e mirë të kësaj situate kaq delikate pr të. ‘I kam kërkuar që të më kthejë lekët, që më ka marrë’ – shprehet ajo. E rrënuar nga ana ekonomike dhe shpirtërore, vajza shpjegon për emisionin ‘Pranjat’ arsyen përse nuk e denoncoi te autoritetet ish partnerin e saj. Presione që mesa duket, kanë lënë gjurmë te 23 vjeçarja.

Vajza: Vazhdoi duke më kërcënuar, duke më kërkuar lekë… duke më thënë: të vras çunin… të çoj njerëz te shtëpia. Më ka thyer dorën’.

Piranja: Të ka thyer dorën ty?

Ali Lushnja, quhet ky person, i cili akuzohet nga vajza për veprime të dhunshme, presione, kërcënime, e deri në zhvatje. ‘Piranjat’ mësojnë se shantazhuesi i vajzës, njihet në zonën ku jeton si Liu i Treshit. Dhe pasi e kërkojnë me këtë emër, nuk e kanë aspak të vështirë ta identifikojnë. Liu shfaqet korrekt në takimin e parë dhe që në momentet e para ai nis të acarohet. I riu mundohet me çdo formë ta devijojë debatin, por problemi për të është se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-partneren e tij, gjë që vërtetohet nga chat-et e mbushura me kërcënime. Por, që në një moment e pohon edhe përballë kamerave. Për këtë vepër ka një nen në Kodin Penal sipas të cilit Liu i Treshit rrezikon dënim deri në katër vite burg.

Menjëherë pas kësaj përballje me shantazhuesin, depozituam të gjitha materialet në Komisariatin nr. 3 të Tiranës, në mënyrë që ky person të përballej me drejtësinë për dhunën dhe presionet ndaj ish-partneres.

Marrë nga Syri.net

ali lushnja

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit