Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kuadër të dy operacioneve janë vënë në pranga tre persona që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

GJIROKASTËR- Policia bën me dije se fjatë 24 orëve, janë finalizuar operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Në kuadër të dy operacioneve janë vënë në pranga tre persona që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.
Gjithashtu në kuadër të veprimeve, u sekuestruan tre automjete të përdorura për transportin si dhe celularët e personave të arrestuar. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Finalizohen gjatë 24 orëve, operacionet "Attempt 3" dhe "The bridge 1", kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.
Për të dyja operacionet arrestohen 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi. Sekuestrohen 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.
Në kuadër të operacionit të koduar "Attempt 3", Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur "Kthesa e Andon Poçit", duke transportuar 10 emigrantë.
Në kuadër të operacionit "The bridge 1 ", Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
Doksan Dushku TIRANË- Doksan Dushku, i cili vrau vajzën e tij Fatmira Dushku me breshëri automatiku, ka bërë kërkesë n&e...
Eraldo Xhejo MALIQ- Familja Xhejo në fshatin Zvirinë të Maliqit, ka hapur dyert e mortit. Pasditen e sotme në orën 16:0...
foto ilustruese MALIQ- Detaje të vijojnë të dalin nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Bëhet me dije se pas ngjarjes...
foto ilustruese TIRANË- Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak t...
foto ilustruese KORÇË- Policia ka arrestuar dy persona, lidhur me dhunën e futbollistit Saleh Salem, të skuadrës s&eu...
foto ilustruese GJINAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën malore të Gjinarit në Elbas...
banori MALIQ Një banor i fshatit Zvirinë ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur pasditen e djesh...
MALIQ- Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Me anë ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas ministrisë së mbrojtjes gja...
foto ilustruese GJIRI LALZIT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se...