Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
"Humbje e pazëvendësueshme"/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës, bashkëjetesësa bazë e themelit të familjes e shoqërisë
Me anë të një reagim në rrjete sociale, Topçiu ka shprehur ngushëllimet për familjen e 14-vjeçarit, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh për t’i dhënë fund dhunës.
15 Gusht 2025, 10:26Nga E. D
MALIQ- Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Me anë të një reagim në rrjete sociale, Topçiu ka shprehur ngushëllimet për familjen e 14-vjeçarit.
Kryebashkiaku gjithashtu ka shkuar edhe në banesën e familjarëve të viktimës për tu shprehur ngushëllimet. Topçiu ka përcjellë edhe një mesazh për t’i dhënë fund dhunës ku shkruan: "Stop dhunës, bashkëjetesësa duhet të jetë bazë e themelit të familjes e shoqërisë tonë".
“E rëndë për të gjithë ne ngjarja në Pirg, ku i riu 14-vjeçar Erald Xhejo ka humbur jetën nga dhuna mes bashkëmoshatarëve. Ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe! Apeli shkon për të gjithë në këtë ditë të vështirë: Stop dhunës, bashkëjetesësa duhet të jetë bazë e themelit të familjes e shoqërisë tonë!”, shkruan ai.