20 Maj 2023, 21:56
Nga F.M
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
SARANDË- Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovarit, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë që prej gjashtë prillit ka zbuluar pamjet e mjetit në të cilin është parë për herë të fundit miku i tij. Ai publikoi pamjet në studion e emisionit Review, në Euronews Albania. Gjini tha se sipas kërkimeve private të familjarëve kanë zbuluar automjetin tip Benz, ku shihet në sediljen e parë Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, i cili në pamje duket i qetë. Benzi është filmuar në një karburant në Qafë Gjashtë, ku në ikje ka qenë me targa shqiptare dhe kur ka marrë Krasniqin është parë në të njëtën pikë karburanti me targa greke.
“Takimi i dytë më zotin Muhamet Rrumbullakun na dha shpresë. Rumbullaku premtoi te vëllai i madh te Gëzimi, që kërkimet janë në rrugë të mbarë. E kundërta ndodh me policinë e Sarandës. Me ngadalë po kthellojmë mendimin tonë. Sa e mprehtë policia e shtetit, në ditën e protestës së parë tha që në sistemin TIMS është vërejtur ardhja nga Evropa e shumë kontigjentëve kriminalë, miq të Krasniqit. Edhe ky kontigjent mbase në respekt të vëllaut tonë ka bërë një punë më të madhe se policia e Sarandës. Një numër prej 37 perrosnash, kanë hapur të gjitha kamerat ku sipas dëshmitarëve dyshohet se ka ndodhur ngjarja. Kanë gjetur në Qafë Gjashtë, në krahë të djathtë kemi një Benz të zi që në ikje është me targat AA175LV dhe në front në minutën 14:47 keni një furgon të bardhë dhe nga pas një Range Rover të zi. Pas një ore e 10 minuta tek i njëjti karburant, shikon furgonin dhe Benzin e zi i cili ka targa greke YTO1114. Pra ka ikur me targa shqiptare dhe është kthyer me targa greke. Ky është Benzi ku ka hipur Fatmir Krasniqi, ndodhet në vendin e parë, i qetë, me dorën e mbajtur tek mbajtësa e tavanit. Kjo është e provuar nga policia,”- tha Gjini.
Ç’dihet deri më tani për të zhdukurit?
Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW" X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
altin gjini fatmir sulovari fatmir krasniqi
Aktualitet
20 Maj 2023, 21:51
Juli
ELBASAN- Juli ka lindur në 1978 në Elbasan, e që kur hapi sytë jeta nuk u tregua bujare me të. Babai biologjik nuk e pranoi s...
Aktualitet
20 Maj 2023, 20:57
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria ashpërson qëndrimin për personat e dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë kri...
Aktualitet
20 Maj 2023, 20:29
F.M
Blendi Gonxhja
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, njëkohësisht edhe ideator i “RETRO.AL”, Blendi Go...
Aktualitet
20 Maj 2023, 20:02
m.s
Parada e komunitetit LGBTQIA+
TIRANË- Qarkullimi në disa prej akseve rrugore në Tiranë është paralizuar, për shkak t&eum...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:44
F.M
Thika me të cilën u krye plagosja
VLORË- Një 55-vjeçar me inicialet A.Q., ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:33
Foto Ilustruese
TIRANË- Ndërkohë në tre muajt e parë të vitit rënia është edhe më ndjeshm...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:28
Samueli
TIRANË- Samueli, një shtetas filipinez i cili jeton dhe punon në Shqipëri si kopshtar ka rrëfye sfidat e tij si emigrant n...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:25
F.M
Simbol Pazaj
VLORË- Shkarkohet kreu i IKMT së Vlorës Simbol Pazaj. Dosja.al ka mësuar se arsyeja e shkarkimi ka lidhje me ç...
Aktualitet
20 Maj 2023, 18:54
F.M
Jani Rustemi dhe nëna e tij, Pranvera Rustemi
TIRANË- Rasti i Jani Rustemit, të riut që mbylli sytë sot, kur ka kaluar më shu...
Aktualitet
20 Maj 2023, 18:58
m.s
foto nga vendngjarja
SHKODER- Një aksident me pasojë tre të plagosura ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fsha...