All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VIDEO/ Rënia e blegtorisë vë në vështirësi prodhuesit tradicionalë në Shqipëri

Poshtë këmbëve të qytezës një njësi e përpunimit të qumështit që gjatë viteve të regjimit ishte krijuar për të furnizuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë është transformuar nga familja Mahmutaj me pajisje moderne ku prodhohen sidomos disa lloje djathi.

16 Korrik 2022, 20:51 Nga I.A
VIDEO/ Rënia e blegtorisë vë në vështirësi
Libohova
All - Paragraf - 1

LIBOHOVË- Rënia e numrit të krerëve në blegtori po vë në vështirësi disa qindra prodhues të vegjël tradicionalë të nënprodukteve të qumështit në Shqipëri. Prodhuesit thonë se po bëjnë përpjekje të përballojnë rritjen e kostove dhe të ruajnë mjeshtëritë e vjetra të përpunimit të qumështit.

Largimi i të rinjve nga shumë zona rurale përbën sipas tyre një rrezik për të ardhmen e afërt të blegtorisë dhe të bujqësisë. Libohova, një qytezë e vogël në Jug të Shqipërisë, njihet për përpunimin e qumështit falë kullotave natyrore ku mbarështohen bagëtitë e imta. Zonat kodrinore-malore ruajnë bimësi që i jep qumështit dhe nën produkteve aromën dhe shijen e veçantë, thotë studiuesi libohovit Besnik Ismailati.

“Djathi i deles së prodhuar në zonën e Libohovës është me cilësi të vecanta sepse qumështi merret nga kullotat polifite të zoëns. Këto kullota janë verore dhe dimërore dhe në përmajtjen e tyre kanë bimë graminore dhe lekuminoze që i japin qumështit cilësi të rralla krahasur me zonat e tjera. Po të shikosh djathin që prodhohet në zonat kodrinore malore të Libohovës në këtë stinë ka aromën e trëndelinës që gjendet tani në kullota”, thotë ai.

Poshtë këmbëve të qytezës një njësi e përpunimit të qumështit që gjatë viteve të regjimit ishte krijuar për të furnizuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë është transformuar nga familja Mahmutaj me pajisje moderne ku prodhohen sidomos disa lloje djathi.

Fredi Mahmutaj me një përvojë rreth 35vjeçare drejton këtë sipërmarrje mes sfidash që kohët e fundit janë bërë edhe më të vështira.

“Problem më i madh është sigurimi i lëndës së parë, qumështit. Po shkon drejt falimentimit , mund të themi, pasi mosha e re nuk merren asnjë me bagëti. Blektorët që më furnizojnë me qumësht janë pothuajse të gjithë mosha ime. Ja të punojnë dhe 10 vite dhe do dalin në pension kush do merret me këtë punë”, thotë ai.

Zoti Mahmutaj thotë më tej se përpiqet të grumbullojë qumësht nga gjithë zona e Gjirokastrës mbi bazë të përvojës familjare, por rritja e çmimit të karburantit i ka rritur kostot.

“Djegien e kemi me gaz, për grumbullimin e qumështit harxhojmë naftë. Gazi u rrit , nafta u rrit plus të gjitha kulturat bujqësore që ushqehet bagëtia për prodhimin e bulmetit të gjitha u rritën. Nga kjo rritje detyrimisht do rritet edhe çmimi i djathit por duke u rritur çmimi bie fuqia blerëse".

Mospërfshirja e të rinjve e rrezikon këtë sektor në të ardhmen e afërt thotë zoti Mahmutaj dhe shteti duhet të afrojë mbështetje.

"Shteti duhet të bëjë një punë që mos ta zërë gjumi natën dhe ditën që ky biznes të ecë. Ne jemi një shtet i vogël nuk jemi në gjendje të ndërtojmë avione, tanke apo trena por bujqësinë dhe blektorinë shteti duhet ta ketë primare. Në asnjë vend të botës nuk taksohet qumështi që në blerje 20%".

Zoti Mahmutaj thotë se krahas sigurimit të lëndës së parë edhe ruajtja e mjeshtërisë tradicionale të përpunimit të qumështit është mjaft e rëndësishme.

“Një dorë lan tjetrën, të dyja duart themi ne, lajnë fytyrën, kemi një shprehje të vjetër ne. Kështu lënda e parë dhe mjeshtëria bëhen të dyja bashkë që të dalë produkti i mirë”.

Mjeshtri i djathit thotë se do përpiqet ta trasmetojë përvojën që ka marrë nga të parët tek pasardhësit e tij .

“Katër breza merren me këtë mjeshtëri të përpunimit të qumështit. Brezi i parë është babai im që e nisi në vitet 60-të dhe nga unë e mora zanatin. Unë jam brezi i dytë, djali është brezi i tretë dhe nipi që punon me ne tani është brezi i katërt. Unë do mundohem dhe këtyre do t`ua lë amanet që të transmetohet dhe në breza të tjerë, sepse është një nga zanatet më të bukura, por dhe më të vështira.”

Në një restorant tradicional në Libohovë Sedat Ismailati, një kuzhinier i njohur thotë se djathi është pjesë e rëndësishme e menusë së tij sidomos për turistët.

"Djathi i Libohovës është origjinal, nga një kullotë e larmishme me lule dhe bimë trëndelinë dhe pëlqehet jashtë mase nga turistët, si djathi fetë i bardhë dhe djathi kaçkavall. Këto prodhime origjinale tradicionale janë një mbështetje e fuqishme për turizmin shqiptar dhe duhet bërë kujdes i madh që të ruhen.”

Treguesit e blegtorisë në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare u përkeqësuan gjatë vitit 2021 duke dëshmuar për rënie të numrit të krerëve të gjedhëve dhe bagëtive të imta me pasoja për prodhimin e qumështit dhe të mishit. Sipas raporti vjetor të Institutit të Statitikave për blegtorinë, në vitin 2021 numri i bagëtive të imta është rreth 80 mijë më pak, krahasuar me vitin 2020. Sipas të dhënave zyrtare edhe prodhimi i qumështit u ul me rreth 39 mijë tonë në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 . Shqipëria rriti së fundmi, po sipas burimeve zyrtare, edhe importet e qumështit, sidomos nga Serbia. Gjatë vitit 2021, importet e bulmetit nga ky vend pësuan një rritje me 251% në raport me vitin 2020.

Marrë nga VOA

besnik ismailati fredi mahmutaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër