LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO-RRËFIMI 'bombë' i dëshmitarit të inceneratorëve: Kjo është mafia! Shqipëria pastron paratë e pista të Iranit, Veliaj është 'kyçi', e takova me një avokate me flokë të kuqe

Tarroni pranon sërish se ka takuar dy herë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, ai pranon se paratë për inceneratorin e Tiranës erdhën nga Irani si dhe flet për udhëtimet e Veliajt drejt këtij shteti. Tarroni shprehet i gatshëm që dëshmitë e tij t’i vendosë në dispozicion të autoriteteve shqiptare, por në një vend neutral, teksa shton se Shqipëria e arrestoi por askush nuk e thotë dot pse.

7 Prill 2023, 22:24 Nga DOSJA
VIDEO-RRËFIMI 'bombë' i dëshmitarit të
Gabriele Tarroni

TIRANË- Të premten e kaluar sollëm te ‘Piranjat’ dëshminë e 52-vjeçarit italian, Gabriele Tarroni, ish-ortak dhe personi i afërt i Alberto Presezzi, biznesmen dhe aksioner në inceneratorin e Tiranës. Gjykuam se dëshmia e tij paraqiste interes të lartë për teleshikuesit për më tepër që jemi në mes të një skandali që vlerësohet t’i ketë kushtuar xhepave të shqiptarëve mbi 400 milionë euro.

Nisur nga akuzat e rënda që ai hodhi dhe nisuar nga interesi për të kuptuar më shumë mbi këtë person udhëtuam drejt Dubai ku ai qëndron rezident prej 20 vitesh duke sjellë të plotë dëshminë e tij dhe padyshim akuzat e ish-bashkëpunëtorëve të tij italian dhe shqiptarë.

Tarroni pranon sërish se ka takuar dy herë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, ai pranon se paratë për inceneratorin e Tiranës erdhën nga Irani si dhe flet për udhëtimet e Veliajt drejt këtij shteti. Tarroni shprehet i gatshëm që dëshmitë e tij t’i vendosë në dispozicion të autoriteteve shqiptare, por në një vend neutral, teksa shton se Shqipëria e arrestoi por askush nuk e thotë dot pse.

Intervista nga Dubai

Bledian Koka: Mund të prezantoheni, si quheni dhe çfarë pune bëni?

Gabriele Tarroni: Quhem Gabriele Tarroni. Jetoj prej më shumë se 20 vitesh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Jam sipërmarrës. Kam disa biznese nëpër botë kryesisht në Dubai, Mongoli dhe Brazil.

Bledian Koka: Ne kemi folur edhe një herë tjetër. Pas asaj interviste u bënë disa akuza dhe unë dua të të pyes: A jeni ju një mashtrues?

Gabriele Tarroni: Jo. Nuk jam një mashtrues për aq sa jam në dijeni dhe aq më shumë për Shqipërinë. Kjo vërtetohet pasi nuk jam i burgosur, jam i lirë. Por, çfarë do të thotë të jesh një mashtrues? Çdokush që bën punën që bëj unë, me shumë lekë, në jetë mund të ndodhë që mund të bëhen gabime, por unë deri më sot, të paktën në mënyrë flagrante nuk besoj t'i kem bërë. Nuk kam mashtruar kurre askënd. Supozojmë që ekziston i mashtruari dhe mashtruesi, unë besoj që i vetmi i dëmtuar këtu, jam unë.

Bledian Koka: Gabriele, a je ti një gënjeshtar?

Gabriele Tarroni: Nëse të gënjesh do të thotë për para? Jo. Nëse në ndonjë rast, privatisht mund t’i kem thënë ndonjë gënjeshtër bashkëshortes, atëherë ndoshta po. Le ta pranojmë se jam gënjeshtar, por për dy vite letrat i kishin në dorë, nuk arritën t’i gjejnë, nuk do ketë asnjë gazetë që do t'i zbulojë sepse nuk ekzistojnë. Është thjesht mbeturinë. Është si një mizë që ta vendosin në sy për të devijuar diskutimin. Ne po flasim për këtë, ndërsa ata gjejnë një mënyrë që opinioni publik të mendojë që po flitet për diçka tjetër. Por, ky është një kapitull i mbyllur. Nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ti do më bësh një pyetje. Pse je këtu dhe nuk je në Itali? Sapo jam kthyer. Kam qënë në Itali gjithë kohës. Gjithmonë nëpër hotele dhe kur shkon nëpër hotele duhet të regjistrohesh, duhet të japësh dokumentat. Po të kisha frikë do të isha fshehur. Nuk jam një person në kërkim. Në Itali, a e di se përse kam shkuar? Për të tërhequr dëshminë time të penalitetit që padyshim është e pastër.

Bledian Koka: Çfarë ke bërë për të shkuar në burg?

Gabriele Tarroni: Për këtë nuk ia kam idenë. Më fal, por nuk mund të jap një përgjigje. Nuk mund ta jap unë, nuk mund ta japë as Shqipëria. Askush nuk mund të japë arsyen përse unë përfundova në burg. Kanë thënë se unë i kam marrë vetes time 800 mijë euro. Sot, për sa jam në dijeni, askush nuk më ka demostruar, jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës që unë kam vepruar në mënyrë jo të rregullt kundër një personi të tretë që mund të përshkruhet si i mashtruar.

Bledian Koka: Mund të na shpjegosh të gjitha veprimet financiare që kanë vënë në dyshim besnikërinë tënde me ortakun tënd?

Gabriele Tarroni: Ortaku im për mua ishte më shumë se një vëlla, të them që ishte vetëm një shok është pak. Unë nuk do të kisha folur për asgjë përballë teje.

Bledian Koka: Dhe po flasim për zotërinë...

Gabriele Tarroni: Alberto Presezzi.

Bledian Koka: Gabriele, ti mendon se kjo grindje me Alberto Presezzi ka të bëjë me inceneratorët?

Gabriele Tarroni: Sigurisht! Kanë të bëjnë me gjëra që unë i di...sepse unë merresha me sektorin e shitjes së mishit, jo me sektorin e shitjes së energjisë. Unë edhe pse isha në dijeni sepse isha aty, një metër distancë, shihja dhe dija gjithçka. Ndoshta kjo ishte pika... Një person si unë që isha i vetmi menaxher që kishte. Shoferi im (Miliad) Lopa nuk është një menaxher. Personat e tjerë që janë aty, Giafalone apo ndonjë tjetër, janë të gjithë persona që kanë një eksperiencë inegzistente në menaxhim.

Bledian Koka: Kush është Giuseppe Giafalone?

Gabriele Tarroni: Është një si Miliad Lopa. Është një nga pronarët fiktivë që punojnë në fushën e biznesit të kësaj shoqërie të krijuar jo vetëm nga Presezzi, por edhe persona të tjerë.

Bledian Koka: Ka qenë Presezzi që të bëri denoncimin?

Gabriele Tarroni: Lopa, shoferi im.

Bledian Koka: Presezzi e dinte që ai po të bënte denoncimin?

Gabriele Tarroni: Patjetër, ia ka thënë Presezzi.

Bledian Koka: Kur dole nga burgu, Presezzi ka kërkuar t’ju takojë për tu sqaruar?

Gabriele Tarroni: Ai e bëri lëvizjen e tij, ai nuk do të më flasë sepse ndoshta ka ndërgjegjen e pistë. Çdo veprim e ka një kundërveprim.

Bledian Koka: Nga ku vjen ky pushteti i Presezzit?

Gabriele Tarroni: Nga paratë, ai...

Bledian Koka: Po edhe ti kishe lekë.          

Gabriele Tarroni: I vetmi vend që unë nuk njihja dhe që nuk mund të bëja asgjë ishte Shqipëria dhe vendi ku më kapën ishte Shqipëria sepse këtu askush nuk mund të më bënte asgjë.

Bledian Koka: Të tjerët që i ke rreth teje pse duan që ti të arrestohesh?

Gabriele Tarroni: Sepse ishte ai momenti që nuk isha në një linjë me direktivat e kompanisë.

Bledian Koka: Për shembull...

Gabriele Tarroni: Nuk isha në një linjë me direktivat e kompanisë. Mua më kërkojnë të bëj diçka, unë e bëj, por kur shoh se gjërat nuk shkojnë mirë, unë...

Bledian Koka: Ka të bëjë me inceneratorin?

Gabriele Tarroni: Me shumë gjëra, po flasim për qeveri dhe lekë.

Bledian Koka: Po flasim për larje të...

Gabriele Tarroni: Po flasim për këto gjëra.

Bledian Koka: Për larje parash të pista?

Gabriele Tarroni: Po sigurisht, që vijnë nga shtete, jo nga persona.

Bledian Koka: Nga Shqipëria?

Gabriele Tarroni: Shqipëria është përfituese...

Bledian Koka: Si?

Gabriele Tarroni: Këtu ishim përfitues në një hotel, Shqipëria është burim...

Bledian Koka: Irani ka lidhje?

Gabriele Tarroni: Është vetëm Irani. Hezbollah dhe Pasdaran, organizatat terroriste më të rëndësishme në botë.

Bledian Koka: Ti po më thua se Hezbollah dhe Pasdaran po bëjnë larjen e parasë në Shqipëri?

Gabriele Tarroni: Unë mund të them, por nuk kemi... kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas.

Bledian Koka: Çfarë do të thuash se në kompjuterin tim ka prova të forta. Për çfarë po flasim?

Gabriele Tarroni: Unë merrja shumë gjera nga posta përfshi edhe biletat e avionit. Sa herë që shikoja biletat e avionit, kryesisht të avionit, i mbaja të gjitha. Iranianët kanë nevojë për viza. Kush i firmoste vizat? Presezzi! Në kompjuterin tim kam të gjitha vizat e këtyre njerëzve. Ti kërko në google se kush është x person dhe ti sheh kush ishte dhe kush është

Bledian Koka: Presezzi ka kompani në Iran?

Gabriele Tarroni: Ka një kompani të krijuar në Itali, me kompaninë më të rëndësishme të sekstorit të energjisë Iraniane.

Bledian Koka: A mund ta shpjegosh për të gjithë shqiptarë, çfarë do të thotë ky raporti i Pasdaranëve me Bruno Presezzin SPA?

Gabriele Tarroni: Janë e njëjta gjë nuk ka asnjë ndryshim. Është klienti i parë më i mirë i Bruno Presezzi, është ortaku personal i Albertos në kompaninë TUGA, në kompaninë që materialisht ka paguar Franco Tossi. Këta janë gjërat.

Bledian Koka: Në telefon na ke thënë që ti njeh z. Erion Veliajn?

Gabriele Tarroni: E kam takuar dy herë

Bledian Koka: E konfirmon edhe një herë këtë deklaratë?

Gabriele Tarroni: E kam takuar dy herë tek “ Cioccolati Italiani dhe tek “Tribe”. Ma ka prezantuar (Miliad) Lopa.

Bledian Koka: Takimi i parë si erdhi dhe pse?

Gabriele Tarroni: Ky takim u bë për tërmetin, ku kishim dërguar dhe veshmbathje. Isha unë, Lopa, ai dhe persona të tjerë që nuk ia di emrat. Mu prezantua me një avokate shumë të lezetshme me flokë të gjata të kuqe. Por emrat nuk ia di sepse e kam parë vetëm një herë.

Bledian Koka: Çfarë roli ka Veliaj në këtë histori?

Gabriele Tarroni: Unë e di sepse ma ka thënë Lopa. Një ditë ishim në makinë dhe më thotë:-Hej sapo u ktheva nga Teherani.

Unë i thashë: Epo mirë, të lumtë. Po me kë shkove?

Ai më tha: Shkova me mikun tim kryebashkiakun e Tiranës.

Duhet të ketë qenë viti 2017 ose 2018 diçka e tillë. E kam të fiksuar në memorie të gjithë diskutimin.

Bledian Koka: Më pas ti ke deklaruar se ka ardhur Erion Veliaj në Monza tek Presenzzi SPA.

Gabriele Tarroni: Isha i ulur në zyrën time dhe i pashë të hynin në sallën e mbledhjeve.

Bledian Koka: Kur ka ndodhur kjo vizitë në cilin vit?

Gabriele Tarroni: Ka ndodhur në vitin 2017-2018

Bledian Koka: Cili ishte motivi i kësaj vizite?

Gabriele Tarroni: Sigurisht inceneratori i Zimbabve.

Bledian Koka: Si u njohën Presenzzi dhe Veliaj?

Gabriele Tarroni: Thamë që do të flasim vetëm të vërtetën, nuk mund të ta them sepse nuk e di, sepse mund të them diçka që nuk është e vërtetë. Preferoj më mirë që të hesht. Po flasim për gjëra,  frika ime është të të them gjëra që më pas... Unë jam i shqetësuar për ty si gazetar. Pas kësaj interviste unë dhe ti do të kemi probleme të mëdha. Mbi të gjitha se po themi gjëra të vërteta. Unë e di se është kështu sepse çdo gjë që po të them është kështu. Nuk ka asnjë të vërtetë tjetër, është vetëm kjo. Dy italianët që kanë marrë ekspuls nga Shqipëria janë Vittorio Emanuele që ishte mbreti i Italisë dhe unë... por unë nuk jam mbret. A e kuptoni se në çfarë niveli jemi dhe për çfarë po flasim? Nëse unë do të isha në Shqipëri dhe këto ti flisnim në Shqipëri do të ishte ndryshe apo jo?

Bledian Koka: Si është e mundur në një moment në vitin 2017, Miliad Lopa ishte në një takim me kryeministrin Edi Rama?

Gabriele Tarroni: Nuk ishte Miliad Lopa me Edi Ramën.

Bledian Koka: Jo ishte edhe Presezzi dhe përsona të tjerë.

Gabriele Tarroni: Ehh. Miliad Lopa është vetëm shofer shkonte me furgonin për t'ju shpërndarë klientëve panetone. Po kush është në të vërtetë personi dhe emri sepse nëse dikush duhet të shkojë në burg është ai.

Bledian Koka: Sipas teje Alberto Presezi është kapoja i vërtetë i inceneratorit?

Gabriele Tarroni: Është kapo i inceneratorëve.

Bledian Koka: Është ai pronari i inceneratorëve?

Gabriele Tarroni: Është ai pronari i inceneratorëve sigurisht, përndryshe nuk do ta bënte. Ai ose është pronari i inceneratorëve ose nuk është asgjë.

Bledian Koka: Pse duhet të të besojnë shqiptarët për të gjitha gjërat që na treguat?

Gabriele Tarroni: Unë nuk të kërkoj që të më besojnë mua, por shihni faktet. Shkoni t’i shihni të gjitha gjërat. Atëherë unë të kërkoj ty dhe atyre që po më ndjekin, që po të ndjekin edhe ty, të mos më dëgjoni mua. Shihni vetë ju, se cili është realiteti i fakteve. Unë mund të ju them shumë gjëra të vogla, bashkojeni dhe nxirrni vetë përfundimin. I keni aty.

Bledian Koka: Nga të gjitha gjërat që na the, sidomos për pjesën e inceneratorit, nëse të kërkohet që të jesh dëshmitar, do ta bëje?

Gabriele Tarroni: Më shumë kënaqësi. Por në territor asnjanës, duke pasur parasysh se për dy vite kam qenë në duart e tyre, tani jam unë ai që e zgjedh vendin për të bërë çdo gjë. Sigurisht! Unë nuk kam asgjë për të fshehur, janë të tjerë ata që kanë diçka për të fshehur. Të më japin kompjuterin tim, të më japin telefonat e mi dhe i hap para syve të tyre. Këtu, në një territor neutral. Natyrisht, të më japin 4 minuta kohë për t'i karikuar dhe unë do t'ja jap të gjitha të dhënat. Kjo është mafia. Është një familje e madhe nga ku, pasi ke hyrë, nuk del dot më aty. Unë dola.

Marrë nga Syri

erion veliaj gabriele tarroni

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para