24 Prill 2023, 15:05
Nga I.A
Vjedhja
VLORË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë për vjedhje. I riu me emrin Gentjan Merkaj vidhte pjesë automjetesh dhe kryesisht pasqyra e më pas i shiste ato. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara, në disa lagje, në qytetin e Vlorës.
Njoftimi i Policisë:
Vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste ato, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimeve nga disa shtetas, për vjedhjen e pjesëve (pasqyrave) të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve. Si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara, në disa lagje, në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. M., u gjetën pasqyrat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 29-vjeçari dyshohet se është autor edhe i disa rasteve të tjera të vjedhjes së pjesëve të automjeteve. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
gentjan merkaj
Aktualitet
24 Prill 2023, 13:47
A.B
Karabineriet
ITALI- Një 27-vjeçar me kombësi shqiptare është vënë në pranga nga Policia pasi është kapu...
Aktualitet
24 Prill 2023, 13:29
F.M
Qytetari i rrëzuar
TIRANË- Një person që ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama ësht&eum...
Aktualitet
24 Prill 2023, 12:54
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Anglezi që është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka shërbyer si inform...
Aktualitet
24 Prill 2023, 12:47
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Një shkodran dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik Ardian N...
Aktualitet
24 Prill 2023, 12:35
F.M
Mjeti ku hipën autorët e vrasjes së Ardian Nikulajt, “Land Rover Defender”
SHKODËR- Në atutomjetin tip “Land Rov...
Aktualitet
24 Prill 2023, 12:14
I.A
Policia
SARANDË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Sarandë për transport të emigrantëve të pal...
Aktualitet
19 Prill 2023, 13:43
f.g
Faruk Ozer
TURQI- Faruk Ozer është në burg. Pas marrjes në pyetje nga drejtoria e Policisë në Stamboll, prokuroria e ka trans...
Aktualitet
24 Prill 2023, 11:09
I.A
Zjarri
TIRANË- Një zjarr ka përfshirë një pallat mëngjesin e sotëm pranë Shërbimit të provës. Sht&eu...
Aktualitet
24 Prill 2023, 11:00
F.M
Fatmir Mediu
TIRANË- Avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt pa...
Aktualitet
24 Prill 2023, 10:46
I.A
Dorian Matlija
TIRANË- Avokati i familjes Durda ka folur për shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmi...