Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithatë, dyshimet për përfshirjen e tij janë ended he hetimet vijojnë. Shteti shqiptar ka nisur një letërporosi dhe po kërkon të bjerë në kontakt me turistin e huaj që dyshohet se organizatorëve të atentatit u ka shërbyer si informator.
TIRANË- Anglezi që është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka shërbyer si informator në vrasjen e Ardian Nikulajt, është shprehur se nuk do të shkelë më në Shqipëri. Siç raportohet, në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi anglezi, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.
Shkak është bërë fakti që ka parë me sytë e tij ekzekutimin e një personi. Megjithatë, dyshimet për përfshirjen e tij janë ended he hetimet vijojnë. Shteti shqiptar ka nisur një letërporosi dhe po kërkon të bjerë në kontakt me turistin e huaj që dyshohet se organizatorëve të atentatit u ka shërbyer si informator.
Anglezi është larguar menjëherë pas vrasjes nga Shëngjini. Ai ka shkuar në Rinas, por rrugës ka ndërruar dy taksi gjë që ka futur në dyshimet hetuesit. Me taksinë e parë, anglezi ka shkuar deri në Fushë Krujë, aty ku ka marrë taksinë e dytë. Më pas ka mbërritur në Rinas, aty ku i ka hipur avionit dhe ka fluturuar për në vendin e tij.
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.
Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al
Ardian Nikulaj TIRANË- Një shkodran dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik Ardian N...
Mjeti ku hipën autorët e vrasjes së Ardian Nikulajt, “Land Rover Defender” SHKODËR- Në atutomjetin tip “Land Rov...
Policia SARANDË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Sarandë për transport të emigrantëve të pal...
Faruk Ozer TURQI- Faruk Ozer është në burg. Pas marrjes në pyetje nga drejtoria e Policisë në Stamboll, prokuroria e ka trans...
Zjarri TIRANË- Një zjarr ka përfshirë një pallat mëngjesin e sotëm pranë Shërbimit të provës. Sht&eu...
Fatmir Mediu TIRANË- Avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt pa...
Dorian Matlija TIRANË- Avokati i familjes Durda ka folur për shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmi...
Shkodër SHKODËR- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e vendosjes së lëndës plasëse në një lokal pran&e...
Apeli TIRANË- Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i akuzua...
Makina me dhine TIRANË- Një 58-vjeçar është gjobitur në Tiranë, pasi u fimua duke tërhequr me makinë nj...