Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por cila është arsyeja që kompania ka prishur marrëdhëniet me palën e tretë? Wizz Air-in në këtë rast
TIRANË- ‘Mua më detyrohet 600 euro. Mua 700, ndërsa mua 800 euro’ Këta persona janë ish-operatorë të ‘Alfa Solutions’, kompanisë shqiptare që ofron shërbime call center-i, e cila jo vetëm iu ka ndërprerë kontratën, por refuzon t’i paguajë për punën që kanë bërë.
‘Në datën 29 gusht na është dhënë një komunikatë që sistemet janë ndërprerë për shkak të një mosmarrëveshje që kishte kompania me Wizz Air. Të nesërmen nga menaxheri i kompanisë dhe nga administratori na u saktësua që pezullohet aktiviteti i punës. Për pjesën e rrogave, ne muajin e gushtit na takonte ta merrnim në datën 20 shtator. Ka kaluar më shumë se një javë nga 20 shtatori dhe paga nuk na është hedhur dhe na thuhet që nuk figurojmë më punonjës në këtë kompani dhe nuk mund të paraqitemi. Kemi takuar ca herë administratorin dhe pronarin, thjesht thonë duroni të zgjidhim problemi me Wizz-in, por në kontratën që kemi firmosur kjo kompani nuk përmendet askund. Thjesht kemi një kontratë me Alfan, me afat të pacaktuar dhe si rezultat nuk ka pse ndikohet paga ime.’
Por cila është arsyeja që kompania ka prishur marrëdhëniet me palën e tretë? Wizz Air-in në këtë rast
‘Kompania thotë që ka pasur një rrjedhje informacioni, një vjedhje dhe nuk kemi një informacion të saktë. Nuk është shpjeguar çfarë lloj vjedhje është bërë. Na thonë që do ju paguajmë, por kemi një proces gjyqësor me ta. Ne jemi hallexhinj, studentë, kemi probleme, qira dhe nuk mund të presim një gjyq që mund të zgjasë muaj, ose vite....’
Sepse fundja, këta të rinj janë të punësuar me një kontratë në të cilën nuk thuhet në asnjë rresht se në rast problemesh mes dy kompanive, ata nuk do të paguhen. Pra, kemi të bëjmë thjeshte me një refuzim absurd të pronarit për të dhënë rrogat.
‘Mua më kanë mbetur 650 euro vetëm për gushtin, por nuk kemi marrë ende një dokument që marrëdhënia është ndërprerë dhe kështu kemi edhe shtatorin. Mua më kanë mbetur rreth 600 euro. Detyrimi është 700. Mua 580 euro. Mua 800 euro. Janë rreth 600 euro, por nuk mund të na flakin në rrugë kështu si një leckë, se nuk është korrekte. Mua 600 euro. Diku te 650 euro.’
E te mendosh se këta janë vetëm një pjesë e vogël e punonjësve të papaguar. Lista është shumë e gjatë me individë, rroga e të cilëve varion nga 300 euro deri më 2 mln lekë.
Përveç detyrimeve, vete largimi nga puna e 54 personave brenda një dite, është sa e pamoralshme, aq edhe ne shkelje me dy këmbë të kodit të punës.
‘Është e padrejtë se na e dhanë informacion brenda 24 orëve. Si rregull duhet thënë 1 muaj para. Ne nuk kishim dyshime për ndonjë problem, por javën e fundit të gjithëve na skadonte kodi dhe duhej që çdo javë të ndërronim kod, gjë që s’ka ndodh më parë dhe kjo lë vend për dyshim që mund të jenë përdorur llogaritë e operatorëve. Mund të ketë pasur persona që kanë keqpërdorur të drejtën për të vepruar nga sistemi, por ne si operator nuk kemi akses aq të gjerë sa të bëjmë fraud (vjedhje). Nëse dyshohej që e kemi bërë ne, nuk kishte mundësi si të mos kapej se kishte persona përgjegjës që kontrollonin punën tonë dhe çdo gabim do dilte në sipërfaqe.’
Pas akuzave që ata vetë i konsiderojnë absurde, operatorët iu drejtuan Inspektoratit Shtetëror të Punës.
‘Para datës 20 shtator erdhi edhe përgjigja nga Inspektorati i Punës, i cili tha se punëdhënësi duhet të paguajë deri ne momentin që ndërpritet kontrata dhe lekët e gushtit duhet të hidheshin brenda shtatorit. Në të kundërt do lëshohej një masë kundër këtij subjekti, por nuk dimë nëse e kanë bërë. Siguracionet për këtë muaj, na ishin deklaruar me pagë minimale, që s’është e vërtetë se ne paguhemi në bazë të orëve, por nuk na ishin hedhur. Tani edhe janë shmangur. Psh nëse shkojmë te zyrat, roja nuk do na lërë të futemi. Po na mbajnë edhe peng, thjesht thonë prisni. Njëri nga pronarët thotë që gjyqi mund të mbaroj pas 5-6 muajsh, por unë nuk pres dot dhe jemi lënë pezull, pa fajtor, pa paga dhe pa punë.’
Nxjerrje në rrugë brenda ditës, mbajtje e rrogave të një muaji, ulje e vlerës reale të siguracionit dhe në fund me cinizëm, iu përgjigjen: Duhet te presim gjyqin????
‘Ne kemi pasur një kontratë me Wizz Air, i cili na ka ndërprerë marrëdhënien pasi na akuzon për fraud. E kanë bërë punonjësit. Nuk e dimë kush konkretisht se nuk kanë dhënë asnjë lloj informacioni. S’kemi mundësi, kompania s’është në gjendje të paguajë rrogat. Jemi në situatë financiare… bankat nuk na suportojnë. Wizz nuk na ka paguar sipas kontratës asnjë nga 5 faturat e fundit. Po presim të na paguajnë ata dhe do paguajmë punonjësit. Do t’i paguajmë kur të mbarojë marrëdhënia me Wizz. Do t’i paguajmë të gjithë. Nuk kam një kohë fikse që të them me datë. Po mundohem që të hyj në marrëdhënie me persona atje brenda që të arrijmë një marrëveshje. Kjo është zgjidhja ime. Po mundohemi të gjejmë banka të tjera që të na financojnë. Të gjitha ça i takon do i paguajmë. Për 2-3 muaj do e gjejmë zgjidhjen.’
Marrë nga Syri.net
Arlo Kodrinaj TIRANË- Në 22 Shtator emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një histori të dhimbshme që...
FUSHË ARRËZ- Tri fshatra Aprrip e Gurit, Bugjon dhe Kokedogj në Fushë Arrëz janë totalisht të izoluar edhe gjatë ver&e...
Takimi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një konferencë mbi rolin e institucioneve ligjvënëse në Procesin ...
Altea Allkja BELSH- Altea Allkja, nxënësja në vitin 11 në shkollën e Dëshiranit të Belshit i është drejtuar em...
Ilirian Dinellari KORÇË- Ju kujtohet Ilirian Dinellari, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Korçës?...
Evis Kushi VLORË- Shqipëria ka gjashtë shkolla speciale në total, një prej të cilave është në Vlorë. N&eu...
Shtepi bari SPANJË- Nëse ‘Breaking Bad’, seriali i famshëm me laboratorët e metamfetaminës, do të bëhej n&eu...
TIRANË- Pasi për disa javë me radhe, kemi numëruar disa nga faktet e megaskandalit të dy anijeve gjenerator, që nga qiraja absur...
SHISH TIRANË- Sulme të reja kibernetike kanë goditur institucionet shqiptare. BalkanWeb shkruan se Ministria e Brendshme ka konfirmuar se pr...
Pallati TIRANË- Ekspertiza për djegien e pallatit 10-katësh te ish-Parku i Autobusave ka dalë. Mësohet se Instituti i nd...