LIVE UPDATES
Aktualitet

Vijon rritja e çmimit të ujit, pas Vlorës shtrenjtohet me 12-50% çmimi për familjarët në tre Bashki

Një vendim i fundit i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), i publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje të jetë i rishikuar dhe të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2025.

27 Mars 2024, 07:25 Nga M.B
Vijon rritja e çmimit të ujit, pas Vlorës shtrenjtohet me
Foto ilustruese

TIRANA- Nga data 5 prill 2024, tre bashki që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Një vendim i fundit i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), i publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje të jetë i rishikuar dhe të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2025. Aktualisht, qytetarët e njësisë së Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3 pra gati 12% më shumë.

Kategoria e vetme ku është rishikuar në rritje çmimi është ajo e familjarëve ndërkohë që për insitucionet publike dhe bizneset ERRU ka lënë në fuqi tarifat ekzistuese prej 135 lekë/m3 dhe 145 lekë /m3 edhe pse nga ana e ndërmarrjes në aplikimin për çmimet ishte kërkuar rishikim i këtyre çmimeve. Më shumë do të paguajnë edhe familjet e Kurbinit që nga 5 prill çdo m3 ujë do ta paguajnë 45 lekë. Tarifa aktuale në fakt është 30 lekë/m3 për familjarët çka tregon se rritja është thuajse me 50 për qind. Për klientët publikë pra institucionet dhe bizneset ERRU ka lënë në fuqi tarifat aktuale prej 80 dhe 120 lekë/m3. Për Mirditën, ku përfshihen Rubiku dhe Rrësheni, ERRU ka vendosur që familjarët të paguajnë çdo metër kub ujë me një tarifë 45 lekë teksa tarifa aktuale është 30 lekë, pra 50 për qind më shumë.

Shërbimi i kanalizimeve të ujërave të ndotura

Teksa për furnizimin me ujë ka rritje vetëm për familjaret, vendimi i ERRU për ndërmarrjen e Lezhës sjell rishikim në rritje për të tre kategoritë sa i takon shërbimit të kanalizimeve të ujit të ndotur. Konkretisht për Lezhën për familjarët tarifa bëhet 19 lekë/m3 ujë nga 18 që është aktualisht, për bizneset 29 lekë dhe për insitucionet 25 lekë teksa më herët për këta dy të fundit ishte 27 lekë dhe 22 lekë. Për Kurbinin, Rubikun dhe Rrëshenin tarifat e miratuara janë 15 lekë m3 për familjarët dhe 25 lekë për bizneset dhe insitucionet. Më herët ERRU miratoi një tjetër vendim që rishikonte çmimin për Vlorën dhe ku familjet nga shkurti paguajnë 33 për qind më shumë sesa më parë. (Link: Nis rritja e tarifave të ujit, e para Vlora, familjarët do paguajnë 33% më shtrenjtë). /Monitor

cmimi i ujit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj