LIVE UPDATES
Aktualitet

ONE gjobit me 400 mijë lekë qytetaren 10 vite pas mbylljes së kontratës, rrëfimi: Njoftimin e fundit ma dërguan në vendin e punës

Një vajzë që dhjetë vite më parë ka firmosur në mënyrë që një tjetër person të merrte një numër celulari me kontratë dhe një telefon fiks.

26 Mars 2024, 20:53 Nga M.B
ONE gjobit me 400 mijë lekë qytetaren 10 vite pas mbylljes së
One

TIRANA- Shumë qytetarë vijojnë të ndajnë historitë e tyre ku shprehun pakënaqësinë me operatorin telefonik One Albania. Një vajzë që dhjetë vite më parë ka firmosur në mënyrë që një tjetër person të merrte një numër celulari me kontratë dhe një telefon fiks. Personi që ka pasur në përdorim numrin, ka shlyer të gjitha detyrimet kundrejt kompanisë dikur AMC, Telecom dhe sot ONE, por nuk ka bërë një rinovim kontrate.

"Është një çështje që ka lidhje me një numër të vjetër telefonik, dikur AMC, pastaj Albtelecon, sot ONE, për një apparat telefoni fiks dhë një numri në përdorim, i cili është marrë në 2013-n. Faktikisht, ky numër është marrë nën emrin tim, por është përdorur nga persona të tjerë. Dhe pas 10 viteve që është marrë ky numër, mua më kontakton një zyrë ligjore D&A Fin Partners që mëthonë që ti rezulton debitore. Më dërgojnë dhe të gjitha të dhënat. Është e vërtetë që unë kam firmosur për atë numër dhe për atë aparatin telefonik, por nuk e kam përdorur unë."

Bazuar në të gjitha dokumentet e sjella në redaksinë e ZËRI-t, personi që ka pasur në përdorim numrin, ka shlyer të gjitha detyrimet kundrejt kompanisë dikur AMC, Telecom dhe sot ONE, por nuk ka bërë një rinovim kontrate. Megjithatë, dhjetë vite pas lidhjes së kësaj kontrate, qytetarja merr një shkresë nga studioja ligjore “D&A Fin Partners”, e njëjta që kishte në dorë dhe denoncimin e parë që raportuam.

PYETJE: Aktualisht, sa i detyrohesh kompanisë ONE, sipas tyre?

Denoncuesja: Pa penalitetet që ata pretendojnë, një vlerë afërsisht 400 mijë lekë të vjetra. Por, sigurisht që nëse çështja do të shkojë në gjykatë, supozohet që do të shtohen shpenzimet.

Në shkresë thuhet se qytetarja në fjalë është debitore dhe duhet të paguajë vlerën prej 37 mijë e 629 lekësh të reja.

Pas marrjes së kësaj shkrese, qytetarja në fjalë interesohet tek personi që kishte pasur numrin në përdorim dhe del në përfundim se nuk kishte asnjë debi.

"Nuk më japin një mundësi që unë të kuptoj pra për çfarë bëhet fjalë sepse kjo kontrata nuk është mbyllur para kohe siç pretendohet nga ana e kompanisë sepse personi që e ka patur numrin në përdorim, i ka shlyer në mënyrë të rregullt faturat, deri në përfundim të asaj kontratës."

Atëherë, nga u akumulua kjo vlerë?

Zyra “D&A Fin Partners” përmes një punonjëseje që preferon të identifikohet thjesht si Ledia e kontakton në WhatsApp zonjën dhe i kërkon detyrimin. E pyetur nëse duhej të vijonte me pagesën në numrat e llogarisë që i janë dhënë në shkresë, “Ledia” thotë se tashmë dosja e denoncueses ka kaluar në një tjetër department dhe nuk di të japë një përgjigje.

Por nëse qytetarja do ta kishte paguar në ato numra llogarie, ku do të shkonin oaratë? A do t’i quhej?

Përtej pikëpyetjeve të shumta që ngrihen, zyra “D&A Fin Partners” e kërcënon me gjyq qytetaren, nëse nuk bëhet mbyllja e dosjes.

Por më çfarë argumenti?

Ajo nuk është kontaktuar për 10 vite rresht dhe siç deklaron edhe vetë, nuk ka ndërruar adresë. Ku ishte ONE gjatë gjithë kësaj kohe? Po zyra “D&A Fin Partners”?

"Gjatë 10 viteve më duket e pamundur që unë nuk jam kontaktuar asnjëherë. Ndërkohë që s’kam ndryshuar banesë. Të jemi realiste, 10 vite janë shumë. Unë atëherë kam qenë pas adoleshence dhe sot jam shumë më e madhe, kam krijuar jetën time dhe është një gjë që vjen komplet papritur. Por, gjëja që ata më kanë thënë ka qenë që do t’i drejtohemi gjykatës, pas njoftimit të fundit që më kanë dërguar në vendin e punës."/ ZËRI

one albania

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë