26 Mars 2024, 16:18
Nga M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Regjistrimet në shkollat profesionale për vitin akademik 2023-2024 janë rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Hoteleri-Turizëm është dega më e preferuar, e ndjekur nga Teknologjia e Informacionit. Ministri tha se janë punësuar 60% e nxënësve të diplomuar.
“Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë. Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar.
Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3”, tha Gonxhja./ Monitor
arsimi profesional
Aktualitet
26 Mars 2024, 16:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Regjistrat e tokës bujqësore në vend janë dixhitalizuar në masën 60 për qind në shkallë...
Aktualitet
26 Mars 2024, 15:10
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet një 39-vjeçar i cili akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion 5 vajza të huaja. ...
Aktualitet
26 Mars 2024, 14:44
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Bilbil Aliaj drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për Vlorën ka dëshmuar përpa...
Aktualitet
26 Mars 2024, 14:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik projektudhëzimin e ri “Për zbatimin e marrëv...
Aktualitet
26 Mars 2024, 14:24
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Deputeti socialist Erjon Braçe ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një video, ku tregon vështi...
Aktualitet
26 Mars 2024, 14:22
r.ll
te rinjte e arrestuar
TIRANË- Janë publikuar fotot e pesë të rinjve të arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për trafik ...
Aktualitet
26 Mars 2024, 14:07
N.F
Foto ilustruese
TROPOJË- Një 39-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka kanosur me armë 2 kushërinjë. ...
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:50
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një i shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë dy persona në Fier. M&e...
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:44
S.N
Foto Ilustrim
DURRËS- Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Një 23-vje&...
Aktualitet
26 Mars 2024, 13:45
r.ll
policia e shkodres
SHKODËR- Një 44-vjeçare, kujdestare e një konvikti në Shkodër është shpallur në kërk...