6 Korrik 2023, 14:09
Nga f.i
droga e sekuestruar
LEZHË- Katër të rinj janë arrestuar gjatë kontrolleve në Lezhë e Kurbin. Në Kurbin u vu në pranga një 17-vjeçar, të cilit iu gjet armë zjarri në banesë.
Dy shtetas të tjerë 19 dhe 28 vjeç u arrestuan në flagrancë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Forcat e policisë gjatë kontrollit kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik, gjatë sezonit turistik 2023, Policia e Lezhës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prania”, si rezultat i të cilit:
-në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
-u arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;
-u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash.
Pistoleta, fishekët luftarak dhe dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
arrestohen 4 persona në lezhë lezhe
Aktualitet
6 Korrik 2023, 14:09
A.B
Florian Selimi
FIER- Ditën e sotme është dhënë vendimi nga Gjykata e Fierit për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi n...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 13:39
f.i
Peter Zingraf
KOLONJË- Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf nga Kolonja tha se qeveria shqiptare po i jep rëndës...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 13:17
f.i
Fredi Beleri
HIMARË- Avokati i kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit, Thodoris Karagiannis ka folur për rastin e tij gjat&e...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 12:48
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një hetim njëmujor i policisë për "bandat kriminale" ka çuar në më shumë se 50 a...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 12:29
k.m.
Zjarri
LLOGARA- Përfshihet nga flakët makina në ecje në Llogara. Sipas të dhënave të deritanishme, nga flakët jan&e...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 12:25
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës është çarë dhe dëmtuar në dis...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 12:12
f.i
studentet
TIRANË- Studentët e Mjekësisë, duke kundërshtuar projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur ...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 11:59
k.m.
Lefter Koka
TIRANË- Nisi seanca për inceneratorin e Elbasanit. Sot, që prej orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme kundë...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 11:49
f.i
studentët në protestë
TIRANË- Studentët e Mjekësisë protestojnë para Kuvendit për të kundërshtu...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 11:39
f.i
pankarta
TIRANË- Studentët po marshojnë nga rektorati i Universitetit të Mjekësisë në drejtim të Kuvendit, ku ...