29 Korrik 2022, 10:22
Nga I.A
Foto Ilustruese
FIER- Një person është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi ka vjedhur një sasi parash në një minimarket. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 4 persona të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Një është proceduar për zjarrvënie, një tjetër person është proceduar për zaptim toke. Ndërkohë që një 18-vjeçar u procedua penalisht, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi ka aksidentuar një të moshuar.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, procedohet penalisht autori i dyshuar. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 60 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Lalar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Ll., 39 vjeç, banues në fshatin Zhymë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në minimarketin në pronësi të shtetases K. Ll.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. Y., banues në fshatin Çorrush, Mallakastër, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi dyshohet se ka zaptuar tokën e shtetasit P. H.
—
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: M. M., 18 vjeç, banues në Boçovë, Fier, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në Boçovë ka aksidentuar shtetasin K. B., 68 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit e përfshirë në aksident, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
I. S., 64 vjeç, banues në Hungari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar 64-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
policia e fierit
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:27
A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 33-vjeçar ka mbajtur peng një grua në Elbasan. Sipas forcave blu, ndaj autorit Prokuroria ka nisur proce...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:17
I.A
Foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur në Fier, ku ka mbetur i lënduar një fëmijë 4-vjeçar. Mësohet s...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:08
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Stërvitja ushtarake e NATO-s 'Defender' do të rikthehet sërish në Shqipëri vitin e ardhshëm...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:05
A.B
Policia
BELSH- Haki Zdrava është vënë në pranga në qytetin e Belshit pasi iu janë gjetur në banesë armë z...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 09:34
A.B
Policia
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Policia informon se në pranga k...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 09:32
A.B
Policia
TIRANË- Një 54-vjeçare është raportuar si e zhdukur në kryeqytet. Ka qënë nipi i saj ai i cili ka denoncu...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 09:16
A.B
Ilaçet
TIRANË- Ilirian Mërkuri është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi tregonte medikamente mjek&eu...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:57
A.B
Policia kufitare
VLORË- Dy mjete lundruese “Jet ski” janë bllokuar ndërsa janë ndëshkuar me...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:39
A.B
Ambulance
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ptolemaidha të Greqisë, ku një shqiptar ka humbur jetën. Bë...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:09
A.B
Andrzej Izdebski
TIRANË- Polaku 71-vjeçar Andrzej Izdebski, i njohur si tregtar armësh dhe në listën e zezë të OKB-s&e...