29 Korrik 2022, 09:16
Nga A.B
Ilaçet
TIRANË- Ilirian Mërkuri është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi tregonte medikamente mjekësore pa pullë fiskale. Në pranga është vendosur shtetasi I.M. të cilit iu gjetën në banesë një sasi medikamentesh pa pullë fiskale. Nën hetim është vendosur dhe një grua me iniciale M.G. Ata janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që gruaja po i blinte një sasi medikamentesh shtetasit I. M.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 52-vjeçarit në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Medicines". Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, që i mbante në banesë, vihet në pranga 52-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase që blinte medikamentet e dyshuara të kontrabanduara. Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Medicines". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- I. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja M. G., 47 vjeçe, banuese në Tiranë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Medar Shtylla", gjatë momentit që shtetasja M. G. po i blinte një sasi medikamentesh shtetasit I. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. M., në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
ilace kontraband ilirian mërkuri
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:57
A.B
Policia kufitare
VLORË- Dy mjete lundruese “Jet ski” janë bllokuar ndërsa janë ndëshkuar me...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:39
A.B
Ambulance
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ptolemaidha të Greqisë, ku një shqiptar ka humbur jetën. Bë...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:09
A.B
Andrzej Izdebski
TIRANË- Polaku 71-vjeçar Andrzej Izdebski, i njohur si tregtar armësh dhe në listën e zezë të OKB-s&e...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 07:53
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë parashikimin e motit ndë...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 07:34
A.B
Dua Lipa
SHBA- Koncerti i fundit i Dua Lipës në Toronto ka kaluar me incidente. Disa fansave të cilët futën fishekzjarre brenda am...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 07:22
A.B
Moti
TIRANË- Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë or...
Aktualitet
28 Korrik 2022, 23:33
k.m.
Momenti
TIRANË- Spikeri Edvin Peçi nuk ka qenë i vetëm në studion e "News24" sot për të dhënë lajmet e edici...
Aktualitet
28 Korrik 2022, 23:17
k.m.
Pamje nga aksidenti në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Nj&...
Aktualitet
28 Korrik 2022, 23:08
k.m.
Foto ilustruese
EKUADOR- Trafiku i drogës u vendos i qetë në Ekuador. Qindra ton kokainë shpërndahen në botë nga portet ...
Aktualitet
28 Korrik 2022, 23:00
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Ditën e sotme qarkulloi në rrjete sociale një foto e inerteve të hedhura te ‘Rana e Hedhun&rsquo...