LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vlla, të duan në burg”/ VOA: Dosja Ahmetaj si “Kutia e Pandorës”! Ish-zv. kryeministri e bëri të qartë, nuk ka ndërmend të kthehet në vend.

Mënyra e largimit dhe koincidenca me veprimin e Prokurorisë ngritën dyshime të forta se mund të bëhej fjalë për një largim aspak të përkohshëm. Sot ai vetë, në një reagim të gjatë në Facebook, ai la të kuptohej qartë se do të jetë pikërisht kështu. Ndërsa shkruante se dikush i kish thënë se e donin në burg ai theksoi se “nëse do ta meritoj, sigurisht që do të ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

14 Korrik 2023, 15:28 Nga k.m.
“Vlla, të duan në burg”/ VOA: Dosja Ahmetaj si
Arben Ahmetaj

Në Shqipëri, ish zevendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri të qartë sot se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”. Ai i bëri këto komente në një postim në Facebook pak përpara nisjes së seancës së parlamentit, në të cilën u votua thuajse në unanimitet në favor të kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e tij. Deklaratat e ish zëvendëskryeministrit u përforcuan dhe nga avokati i tij Henrik Ligori i cili tha për mediat se zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.

I dyshuar për të paktën tre vepra penale, që nga korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë dhe pastrimi i parave, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak përpara se Prokuroria e Posaçme të firmoste shkresën me të cilën i drejtohej parlamentit për të patur autorizim për arrestimin e tij. Të premten e shkuar ai kaloi kufirin tokësor me Greqinë, dhe hipotezat mbi vendndodhjen e tij, u bënë subjekt hamendësimesh.

Mënyra e largimit dhe koincidenca me veprimin e Prokurorisë ngritën dyshime të forta se mund të bëhej fjalë për një largim aspak të përkohshëm. Sot ai vetë, në një reagim të gjatë në Facebook, ai la të kuptohej qartë se do të jetë pikërisht kështu. Ndërsa shkruante se dikush i kish thënë se e donin në burg ai theksoi se “nëse do ta meritoj, sigurisht që do të ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Më pas e gjitha u konfirmua dhe nga avokati i tij, Henrik Ligori, sipas të cilit zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.

Ndërsa shpjegonte pozicionin e vet, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet e rënda të ngritura ndaj tij nga Prokuroria, teksti i tij ishte po ashtu i mbushur me insinuata.

“S’kam marrë pjesë në procedurat e inceneratorëve. Letra do të dalin, e nëse dikush do të kërkojë t’i fshehë, do dalin gjithsesi”, shkruajti ai, duke e konsideron veten një kokë turku.

“Hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratoret, se unë për shkak të pozicioneve skam pasur tagër të përfshihem në procedurat e tenderimit. Eshtë hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban. Standart që s’duhet t’i përkasë drejtësisë së re”.

Dhe nuk munguan as notat e zhgënjimit ndaj kolegëve të tij të majtë, kur duke ironizuar shkruajti se “falenderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika”. Sipas Prokurorisë, nga hetimet është vërtetuar një lidhje e ngushtë mes zotit Ahmetaj dhe dy sipërmarrësve që përfituan kontratat e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, si dhe mbështetja që siç thonë prokurorët, ish anëtari i qeverisë, në funksionet e ministrit të Ekonomisë e më pas të Financave, i ka ofruar atyre, duke marrë shpërblime në shkëmbim.

Dosja ndaj zotit Ahmetaj, me ato pak elementë që janë bërë publikë deri tani, i ngjan një “kutie të Pandorës”, e cila duket se implikon që nga individë privatë, deri te një rreth i gjerë zyrtarësh të thuajse të gjitha niveleve, të vënë në shërbim të interesave të dy sipërmarrësve.

Në parlament, opozita shfrytëzoi sërish seancën e sotme për të akuzuar shumicën, duke drejtuar gishtin ndaj kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësin kryesor sipas saj të çështjes së inceneratorëve. “Askush tjetër, duke nisur nga Edi Rama dhe çdo ministër që ka votuar në mbledhjet e këshillit të ministrave, jo vetëm kanë mbyllur sytë, po kanë nxituar të fimosë, të çertifikojë çdo letër, çdo shkresë që ka shkuar nga kompjuteri i Klodian Zotos. Kjo dosje na provoi secilit prej nesh se çfarë është kapaja e shtetit. Unë e di që një pjesë prej jush e kanë lexuar dosjen e nuk janë ndjerë mirë. Nuk janë ndjerë mirë për faktin se kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës në fakt nuk ishte qeveria e Edi Ramës, ishte qeveria e Klodian Zotos. Kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës nuk ishte grdiane e buxhetit të shtetit, por ishte lëvruese e fondeve në mënyrë të paligjshme për dy biznesmenë të lidhu me të, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, deklaroi kryetari i grupit demokrat Gazmend Bardhi.

Socialistët ju përmbajtën rigorozisht aspektit teknik e procedurial të çështjes, duke votuar më pas, siç dhe kishin paralajmëruar, në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Ahmetaj. Një votim thuajse në unanimitet me vetëm 3 abstenime. Ndërsa kryeministri Rama, i cili qëndroi disa minuta në sallë në hapje të seancës, për t’u rikthyer pasi përfundoi ndërhyrja e përfaqësuesit të opozitës, bëri të ditur më vonë, se do të thyente heshtjen mbi rastin, sot në mbrëmje, duke ju drejtuar opinionit publik./VOA

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak arrestimi i arben ahmetajt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj