LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Anija e parë italiane me emigrantë arrin në portin shqiptar

Qeveria italiane ka ngritur dy qendra pritëse në Shqipëri, marrëveshja e parë e këtij lloji, sipas të cilës një vend i Bashkimit Evropian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e bllokut, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.

16 Tetor 2024, 10:30 Nga M.B
VOA: Anija e parë italiane me emigrantë arrin në portin shqiptar
Anija

LEZHA- Një anije italiane me grupin e parë të emigrantëve arriti në portin e Shëngjinit mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar fillimin e zbatimit të një plani të diskutueshëm për të përpunuar mijëra kërkesa për strehim jashtë Italisë. Qeveria italiane ka ngritur dy qendra pritëse në Shqipëri, marrëveshja e parë e këtij lloji, sipas të cilës një vend i Bashkimit Evropian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e bllokut, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.

Anija Libra e marinës ushtarake italiane, u ankorua në portin e Shëngjinit me 16 emigrantë meshkuj të cilët u shpëtuan në det të dielën. Dhjetë prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, vende që konsiderohen si të sigurta nga Italia. Ata do të kontrollohen në Shëngjin dhe më pas do të dërgohen në brendësi të vendit në Gjadër, një fshat i vogël rreth 15 minuta larg me makinë larg, ku do të qëndrojnë derisa të përpunohen kërkesat e tyre.

Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet. Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes.

Italia ka thënë se vetëm burrat "jo të cenueshëm" që vijnë nga vendet e klasifikuara si të sigurta, do të dërgohen në Shqipëri. Aktualisht janë 21 vende të tilla në listën italiane. Vitin e kaluar, 56,588 emigrantë mbërritën në Itali nga vetëm katër prej këtyre vendeve: Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Tunizia. Shumica ikin shpejt nga qendrat e pritjes dhe shkojnë në Evropën veriore më të pasur.

Sipas marrëveshjes deri në 36 mijë emigrantë mund të dërgohen për përpunim në territorin shqiptar çdo vit nga Italia, për sa kohë që ata vijnë nga lista e vendeve të sigurta. Për emigrantët nga këto vende ka kufizime të ashpra për përfitimin e azilit.

Qendrat do të strehojnë vetëm burra të rritur, ndërsa personat e cenueshëm si gratë, fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës, do të strehohen në Itali. Familjet nuk do të ndahen. Marrëveshja pesëvjeçare e nënshkruar nëntorin e kaluar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, është përshëndetur nga disa shtete që, si Italia, përballen me një barrë të rëndë refugjatësh.

Marrëveshja u mbështet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një shembull i "të menduarit jashtë kutisë" në trajtimin e çështjes së migrimit në Bashkimin Evropian. Por ajo është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si një precedent i rrezikshëm.

Kryeministri Rama e ka bërë të qartë se asnjë vend tjetër nuk do të mund të ketë qendra të tilla në Shqipëri. Ai tha se Shqipëria është mirënjohëse për dhjetëra mijëra shqiptarë që u mirëpritën nga Italia pas rënies së komunizmit në vitin 1991, ose mbështetjen e ofruar nga Roma gjatë trazirave ekonomike të vitit 1997 dhe pas tërmetit të vitit 2019./ VOA

emigrantet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj