LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Atmosfera e Vitit të Ri dhe familjet e varfëra në Shqipëri

Në dyert e tyre trokasin vetëm disa të rinj, vullnetarë të shoqatave, që u ofrojnë ngrohtësi dhe pako me ushqime për natën e Vitit të Ri familjeve të varfëra, prindërve të brakstisur apo gjyshërve të vetmuar. Në dyert e tyre trokasin vetëm disa të rinj, vullnetarë të shoqatave, që u ofrojnë ngrohtësi dhe pako me ushqime për natën e Vitit të Ri familjeve të varfëra, prindërve të brakstisur apo gjyshërve të vetmuar.

27 Dhjetor 2022, 19:52 Nga I.A

VOA: Atmosfera e Vitit të Ri dhe familjet e varfëra në

TIRANË- Ndërsa qendra e qytetit të Shkodrës shkëlqen nga atmosfera e festave të fundvitit, në lagjet periferike, ku banojnë pjesa më e madhe e familjeve të varfëra, nuk ka zbukurime dhe as drita shumëngjyrëshe. Në dyert e tyre trokasin vetëm disa të rinj, vullnetarë të shoqatave, që u ofrojnë ngrohtësi dhe pako me ushqime për natën e Vitit të Ri familjeve të varfëra, prindërve të brakstisur apo gjyshërve të vetmuar.

Sipas INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth 32.6% e popullsisë, apo një e treta e saj, konsiderohen të varfër, që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

“Jemi në ditën e shpërndarjes së ushqimeve, sipas nismës që e kemi kthyer në traditë 'Gatuaj një pjatë më tepër '. Gjithmonë, shkodranët e kanë patur traditë të gatuajnë një pjatë më tepër për miqtë dhe ku më bukur se sot të dhurosh një pjatë për familjet që janë në nevojë, që nuk e kanë mundësinë ekonomike. Festat simbolizojnë tavolinën e mbushur plot me buzëqeshje. Kështuqë, u bashkuan shkodranët dhe na mbështetën. Janë mbledhur shumë pako me ushqime. Në këto momente janë rreth 250 familje që na kanë dhuruar pakot dhe deri në datën 31, kemi për t’i shpërndarë në familjet e varfëra”, thotë Mirsad Basha, i cili drejton shoqatën “Eko Mendje”.

Sipas tij nga viti në vit po rritet numri i familjeve në varfëri, por edhe i personave të vetmuar apo të braktisur.

“Gjendja ekonomike është e keqe, jo vetëm për ata që gjithmonë kanë qenë në nevojë, por edhe familje të tjera që e kanë një punë. Gjendja ekonomike duket gjithmonë e më në rënie, sidomos ata që janë me probleme shëndetësore dhe sociale. Në listat tona si vullnetarë, numri i këtyre familjeve zakonisht është 250 dhe të moshuarit që jetojnë vetem dhe nuk kanë asnjë të afërm janë afërsisht 30”, thotë ai.

Atalanta Zhuku prej 5 vitesh është bërë pjesë e grupit të vullnetarëve të shoqatës “Eko Mendje”. Ajo thotë se, gjatë këtyre viteve, ka vizituar me qindra familje të varfëra që jetojnë në kushte të mjerueshme. Vitet e fundit, Shqipëria është përballur me pasojat e tërmetit, pandemisë, fenomenin në rritje të emigrimit të të rinjve si dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka shtuar edhe numrin e familjeve që jetojnë në nivelin e varfërisë.

Marrë nga VOA

atalanta zhuku mirsad basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj