27 Dhjetor 2022, 16:28
Nga k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për policin e Cërrikut, Geraldo Nela, i akuzuar për vjedhjen e 30 mijë eurove gjatë kontrollit të një banese. "Euroneës Albania" ka siguruar dosjen hetimore për mënyrën si u realizua vjedhja dhe si u zbulua nga Prokuroria e Elbasanit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
E gjitha u zbulua pasi më 20 dhjetor, 1 javë më parë, me vendim gjykate rreth orës 7 të mëngjesit, Policia e Shtetit dhe kolegët e Nelës, shkuan për kontrolle në banesën dhe në stanin e Banush Kuqjas, në fshatin Marinzë në bashkinë Belsh. Në kontroll asistonte edhe djali i Banushit, Syrja Kuqja, duke qenë se banonte ngjitur me shtëpinë e babait. Kontrolli në banesën e tyre kryhej pasi bashkëshortja e kallëzuesit, Vjollca Kuqja ka deklaruar se ka marrë lekët që kishin në banesë, të cilat i kishte poshtë divanit, një shumë prej 30000 Euro.
Paratë, me prerje 50 Euro, të mbështjella me qese plasmani me ngjyrë të zezë me lule rozë, pasi kishte frikë se Policia do i kontrollonte dhe do i gjente paratë. Si vend të sigurtë për të vendosur paratë ka gjetur një stivë me drru, në oborrin e banesës së tij.
Syrja Kuqja ka deklaruar se paratë ishin të gjitha prerje 50 euro dhe shuma prej 30 mijë eurosh ishin kursimet e tij nga puna në emigracion, ndërsa polici i komisariatit të Cërrikut ka mohuar akuzën por më pas është penduar. Megjithatë pas hetimeve është zbuluar se polici fillimisht vodhi paratë dhe i fshehu në një ferre jo shumë larg vendit origjinal ku fshiheshin, duke zgjedhur një ferre jashtë portës së banesës së Kuqjas. 1 ditë pas ngjarjes, pasi ishte identifikuar nga bashkëshortja e kallëzuesit, të cilët gjatë konfrontimit me të i kishte thënë: Nuk kam marrë lek e nuk do merrem me gra. Më pas, siç duket i vrarë në ndërgjegjie, i ka treguar vendin ku i kishte fshehur duke i kërkuar falje.
Paratë u numëruan nga agjentët e agjencisë së mbikëqyrjes policore dhe rezultoi shuma 30 mijë euro. Në lidhje me vjedhjen, efektivi i ri tha se ndihej i penduar dhe se nga frika dhe nga zori nga kolegët e tjerë dhe vendosi që të mohonte grabitjen. Por më pas vendosi që të tregonte të vërtetën.
policia e shtetit geraldo nela
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 16:33
I.A
Faruk Fatih Ozer
TIRANË- Seanca në Apel për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave Thodex, Faruk Fatih Ozer ësht&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 16:05
I.A
policia
TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nj&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 16:04
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 22-vjeçare është zhdukur pa gjurmë dhe familja e saj e kërkon. Në njoftimin zy...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:57
F.M
Paratë e sekuestruara
DURRËS- 10 persona nga Kosova janë vënë në pranga pasi kanë tentuar të trafikojnë 16 t&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:00
I.A
Leonita Bajrami
KOSOVË- Gazetarja Leonita Bajrami u sulmua me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje di...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:34
k.m.
Muhamet Rrumbullaku
Ndër detyrat kryesore që iu dha drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku gjatë...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:34
F.M
Rruga e Salës (Mustafa Matohiti)
TIRANË- Vajza e kryeplakut të fshatit Bërxullë, Muharrem Plaku është konfliktuar me nj&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:25
k.m.
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Procesi për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, disa ditë para zgjedhjeve elektorale të prillit 2021, sot hyri në...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:20
k.m.
Foto ilustruese
Fermerët që prodhojnë vaji ulliri do të vazhdojnë të jenë në kërkim të tregut përsa ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:03
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit ka rikthyer trafikun në pjesën më të madhe të akseve r...