LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Gjykata e Tiranës konfirmon arrestin për Sekretarin e Përgjithshëm të Financave

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Tiranës, bëhet fjalë për një shumë prej afro 1.2 milion euro. Mbi 400 mijë euro ishin kaluar në llogarinë në emër të motrës së Thanës, prej të cilave më shumë se gjysma ishin tërhequr, ndërsa pjesa tjetër u bllokua, pas ndërhyrjes së prokurorisë.

13 Janar 2023, 19:19 Nga DOSJA
VOA: Gjykata e Tiranës konfirmon arrestin për Sekretarin e
Arlind Gjokutaj

TIRANË- Në Shqipëri, gjykata e Tiranës konfirmoi sot masat e sigurisë arrest në burg për Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli. Të tre dyshohet të jenë përfshirë në një skemë për të shpërblyer në mënyrë të padrejtë, një person tjetër, Ilir Thanën, i arrestuar në muajin dhjetor, për një pronë për të cilën ai kishte marrë më parë paratë nga shteti.

Sekretari i përgjithshëm Gjokutaj, nuk u paraqit në gjykatë, duke qenë se është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve për “Shpërdorim detyre” deklaruan gjatë seancës së sotme se klientët e tyre nuk kanë bërë asnjë shkelje, por se vetëm kanë ekzekutuar vendimet e gjykatës. Por pretendimet e tyre nuk u morën në konsideratë, dhe gjykatësja e çështjes, la në fuqi, kërkesën e prokurorit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Tiranës, bëhet fjalë për një shumë prej afro 1.2 milion euro. Mbi 400 mijë euro ishin kaluar në llogarinë në emër të motrës së Thanës, prej të cilave më shumë se gjysma ishin tërhequr, ndërsa pjesa tjetër u bllokua, pas ndërhyrjes së prokurorisë. Gjithshka lidhet me një pronë shtetërore që ishte blerë nga Thana në vitin 1992, por që më pas i ishte riktheyr Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare me vendim të Gjykatës e cila urdhëronte kthimin e pagesës së bërë nga Thana, të indeksuar sipas viteve që kishin kaluar nga momenti i blerjes.

Sipas prokurorisë, pagesa është kryer në vitin 2015, dhe shkelja e zyrtarëve ka të bëjë me faktin se kanë urdhëruar kryerjen e një pagese të re, për të njejtin objekt, me një vlerë të rishikuar sipas çmimeve aktuale të pronave të patundshme. Prokuroria ka vërejtur madje, se Gjokutaj dhe Hoxha, kanë vijuar procedurat, ndonëse kanë marrë dijeni me shkrim, nga Drejtori, brenda ministrisë, se Thana është paguar që në vitin 2015, dhe nuk mund të përfitonte një vlerë të dytë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ajo vijon hetimet dhe për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të tjerë. Ministria e Finacave, deri më tani ka heshtur për arrestimin e Gjokutajt dhe Hoxhës, ndonëse bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm, figura kryesore e një institucioni pas ministrit si dhe një drejtor Drejtorie.

Marrë nga VOA

arlind gjokutaj mashtrimi ne ministrine e financave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj