LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbi 1 mln euro nga trafiku i drogës/ GJKKO konfiskon pasuritë e Astrit Beqirit, makina luksoze, para kesh, toka e apartamente

Pas arrestimit SPAK ka kërkuar 11 vite burg për Astrit Beqirin dhe 10 vite për një tjetër të arrestuar në lidhje me këtë grup, Dhimitër Shkodrani. Të dy kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe për rrjedhojë do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit.

13 Janar 2023, 17:47 Nga F.M
Mbi 1 mln euro nga trafiku i drogës/ GJKKO konfiskon pasuritë e Astrit
Astrit Beqiri

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë Astrit Beqirit, i cili akutalisht ndodhet në burg për trafik droge. Bëhet fjalë për pularinë e ndodhur në Bërdicë, apartment, toka, truall e shumë autmjete që ishin në emër të Beqirit apo të afërmve të tij ose të rrethit të tij ngushtë. Astriti është akuzuar se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Hollandë, Suedi, Belgjikë e Shqipëri. Pas arrestimit SPAK ka kërkuar 11 vite burg për Astrit Beqirin dhe 10 vite për një tjetër të arrestuar në lidhje me këtë grup, Dhimitër Shkodrani. Të dy kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe për rrjedhojë do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit. Beqiri, Shkodrani dhe shqiptarët e tjerë kanë trafikuar 1650 kilogramë kokainë në BE. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe shitja e lëndës narkotike, dërgoheshin në Tetovë, Maqedoni e Veriut dhe priteshin nga vetë Shkodrani. Ky i fundit ia dorëzonte Beqirit në Shkodër.

Vendimi i GJKKO-së:

Konfiskimin e pasurive, për të cilat me vendimin nr.13, datë 26.9.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda është vendosur sekuestro, si më poshtë:

– Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, e ndërtuar një pulari. Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, pularisë, e ambienteve përreth saj, konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë:

– Automjet tip “Volkswagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie ËVËZZZ1KZ5Ë124932.

– Automjet, i tipit “Furgon”, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë.

– Automjet, BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie ËBAZË41080L432276.

-Automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie ËDB2110261A386862.

– Automjet, tip furgon, i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF.

– Pasuria me numër 511+1-10, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.

– Pasuria me numër 511+1-11, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.

– Pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati.

– Shumat prej 173.500(njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) euro dhe 8 629 000(tetë million e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë)lekë, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit hetim Astrit Beqiri, me datë 26.06.2019, në gjendje cash në shtëpi.

– Pasuria me numër 511+1-8, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 41, me sipërfaqe 64 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me 06.01.2015, me numër 7860 prot, në emrin e shtetases Ylvije Elbasani.

– Pasuria me numër 511+1-16, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 49, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, në vitin 2018, në emër të shtetasit Besnik Elbasani.

– Apartamenti nr.1, kati i 7 (shtatë), me vendodhje Shodër, rruga “Daut Boriçi”, me sipërfaqe banimi 114.27m2, porositur nga shtetasi Afrim Elbasani, më datë 26.01.2017, sipas kontratës së porosisë me Kompaninë “Burimi Constratuion” SH.P.K.

– Sasia prej 15(pesëmbëdhjetë) mijë euro të gjetura cash në banesën e shtetasit Afrim Elbasani, me datë 26.06.2019.

– Automjet tip “BMW” me targa AA710TR, në pronësi të shtetasit Eri Pelinku (Ergys Elbasani).

– Automjet tip “BMW”, me targa AA710GY, në pronësi të shtetasit Dëfrim Elbasani(Dëfrim Bechk).

Kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të konfiskuara me këtë vendim.

Në zbatim të pikës 1 të nenit 28 të ligjit 10192, datë 03.12.2009 (i ndryshuar), në lidhje me pikën 3 të nenit 27 të tij, ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi për konfiskimin e pasurive.

Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohen oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe oficerët e policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për Administrimin dhe përdorimin e pasurisë së paluajtshme të ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.
Në lidhje me pasuritë: Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik Kompania “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, ku në një sipërfaqe të madhe toke është e ndërtuar një pulari funksionale.

– Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, Pularisë, e ambienteve përreth saj, të konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë: automjet tip “Volkswagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie WVWZZZ1KZ5W124932; automjet, i tipit furgon, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë; automjet BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie WBAZW41080L432276; automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie WDB2110261A386862; automjet, tip furgon,  i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF; pasuria me numër 511+1-10, Zona Kadastrale 3072, Volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-11,  Zona Kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati si dhe shumat prej prej 173.500 euro dhe 8 629 000 lekë, të gjetura  më datë 26.6.2019 gjatë kontrollit të banesës sështetasit Astrit Beqiri, në gjendje cash në shtëpi, urdhërohet pezullimi i pasojave t? zbatimit të masave t? konfiskimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, për shkak të vendosjes së konfiskimit ndaj tyre me vendimin nr.28, datë 23.3.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 22, datë 27.7.2021 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shpenzimet gjyqësore si të jenë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar nga njoftimi i vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

astrit beqiri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet