13 Janar 2023, 16:10
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi akuzohet për përdhunim të një të miture. Mësohet se i moshuari nga Berati kishte marrë një shtëpi me qira në Lushnje ku dyshohet se ka kryer aktin. Gjatë aksionit të policisë në banesë u gjetën gjithashtu edhe 4 krehëra arme zjarri si dhe municion luftarak. Po ashtu janë proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 55 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një send të fortë (shkop bejsbolli). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
---
Paraditen e sotme, në fshatin Belinë, shtetasi I. Sh., 65 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar shtetasi I. Sh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
perdhunim ne lushnje perdhunohet e mitura
Aktualitet
13 Janar 2023, 15:27
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për dhunë në ...
Aktualitet
13 Janar 2023, 14:43
A.B
Orinda Malltezi
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të një nëpunëseje n...
Aktualitet
13 Janar 2023, 14:42
A.B
Gjatë vitit të kaluar dhe ditëve të para të këtij viti, në Shkodër janë regjistruar të paktën 4 shp&eum...
Aktualitet
13 Janar 2023, 14:28
A.B
Vjedhja ne market
DURRËS- Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Durrës pasi vodhi me dhun&...
Aktualitet
13 Janar 2023, 13:48
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Të shtëna me armë zjarri në Fier, një person ka mbetur i plagosur. Burime për Dosja.al ...
Aktualitet
13 Janar 2023, 13:44
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Policia e Fierit ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur mesditën e sotme në Fier. Në njoftimin e...
Aktualitet
13 Janar 2023, 13:12
A.B
Te arrestuarit
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Sekretarin e Përgjithshëm ...
Aktualitet
13 Janar 2023, 13:02
a.l
aksident te rruga e Arbrit
DIBËR- Policia ka reaguar lidhur me aksidentin që u shënua ditën e sotme të 'Rruga e Arbrit' ku një...
Aktualitet
13 Janar 2023, 12:57
A.B
Banesa e viktimes
BULQIZË- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme brenda banesës. Dosja.al mëson se viktima...
Aktualitet
13 Janar 2023, 12:51
a.l.
aksidenti
DIBËR- Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur sot te 'Rruga e Arbrit'. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet sesi fadroma ka përf...