LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Sfidat e bashkive të vogla me varfërinë dhe punësimin në Shqipëri

Tepelena, një qytet i vogël me rreth 8 mijë banorë, në Qarkun e Gjirokastrës, ka njohur vitet e fundit disa investime të rëndësishme shtetërore në dhjetëra milionë dollarë kryesisht në infrastrukturë dhe turizëm.

16 Shtator 2022, 19:57 Nga I.A
VOA: Sfidat e bashkive të vogla me varfërinë dhe punësimin
Tepelena

TEPELENË- Shumë bashki në Shqipëri me më pak se 20 mijë banorë konsiderohen të vogla dhe kanë sfida të mëdha sidomos me krijimin e të ardhurave për mbështetjen e shërbimeve. Në bashkinë e Tepelenës treguesit e varfërisë dhe papunësisë janë rritur dhe përbëjnë një sfidë për qeverinë vendore. Qeveria shqiptare ka investuar në këtë zonë disa dhjetëra milionë dollarë, sidomos për infrastrukturën dhe turizmin, por do duhet kohë që investimet të kthehen në përfitime financiare ndërkohë që të rinjtë po largohen.

Tepelena, një qytet i vogël me rreth 8 mijë banorë, në Qarkun e Gjirokastrës, ka njohur vitet e fundit disa investime të rëndësishme shtetërore në dhjetëra milionë dollarë kryesisht në infrastrukturë dhe turizëm.

Por investimet, sipas vlerësimeve vendore, do të duan kohë të kthehen në përfitime financiare ndërkohë që treguesit e varfërisë janë rritur në qytet edhe prej rritjes së çmimeve, sidomos të ushqimeve.

"Bashkia e Tepelenës ka marrë një zhvillim të qënësishëm në fushën e turizmit prej investimeve të rëndësishme që ka zhvilluar qeveria në territorin e saj. Mund të përmend rikualifikimin e qendrës dhe Kalasë së Ali Pashës, asfaltimin e disa rrugëve rurale në zona malore turistike që lidhin tashmë Tepelenën edhe me Vlorën. Por ende ne jemi në fazat fillestare që ky investim i madh që është bërë nuk po përkthehet në vlera të qëndrueshme fianciare në buxhetin e Bashkisë për t'ju kthyer më pas qytetarëve në formën e shërbimeve publike".

Zoti Kora thotë më tej se fuqizimi financiar i qeverisë vendore ka nevojë për mbështetje. Ai sheh si mundësi konkrete të rritjes së të ardhurave decentralizimin e pushtetit vendor.

"Mendimi im dhe si fiancier dhe si sepcialist i fushës është decentralizimi finaciar që qeveria duhet t'u japë bashkive dhe sidomos atyre me kapacitet të vogël financiar. Hartimi i planit të përgjithshëm vendor, hapësirat ligjore që na jepen në dhënien me qera të aseteve ose shitjeve të pronave publike në administrim do të ishin burim i qënësishëm krahas turizmit në fuqizimin financiar të bashksië sonë".

Bashkia e Tepelenës jep gati çdo vit rreth 25% të programit buxhetor për kujdesin social për familjet dhe fëmijët ndërkohë që ndihma më e madhe ekonomike përballohet nga buxheti i shtetit.

Armand Sala, administrator shoqëror për ndihmën ekonomike thotë se 312 familje në Tepelenë marrin këtë vit ndihmë ekonomike si nga skemat shtetërore edhe ato vendore.

“Kemi 218 familje në skemën e pikëzimit që mbështetet nga buxheti shtetit, tek fondi 6% trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 20 familje dhe tek fondet e vetë bashkisë trajtohen rreth 74 familje. Në total janë 312 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në rrethin e Tepelenës.”

Niveli mujor i ndihmës ekonomike nuk është aq i lartë për të përballuar jetesën dhe rrritja e fundit e çmimeve sidomos të ushqimeve është shqetësuese, thotë zoti Sala.

“Ndihma ekonmike nuk është shumë e lartë për të përballuar muajin apo jetesën pasi shumë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike janë me qera. Dhe kjo rritja e fundit e çmimeve sidomos të ushqimeve është shqetësuese”.

Shumë familje jo vetëm në qytetin e Tepelenës por edhe në 24 fshatrat që përfshihen në këtë bashki jetojnë me mbështetjen e të ardhurave të emigrimit.

Aleksandër Toti që mbulon marëdhëniet e komunikimit në Bashkinë e Tepelenës thotë se 5 vitet e fundit ka patur një emigrim të madh, sidomos të të rinjve që dërgojnë të ardhura pranë familjeve.

“Më së shumti për familjet në qytet por edhe në zonat rurale të ardhurat janë nga emigracioni. Sidomos këto 5 vite e fundit , rinia, që është edhe forca aktive për punë është larguar drejt atyre vendeve që kanë patur oferta për sa i përket punësimit.”

Zona e Tepelenës, me pasuri natyrore dhe kulturore është pjesë e rëndësishme e itinerarit turistik në Qarkun e Gjirokastrës. Qeveria shqiptare e shpalli Park Natyror, në fillim të këtij viti, zonën që preket nga Lumi Vjosa, ku përfshihet dhe territori i Tepelenës.

Nën presionin disa vjeçar të organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja qeveria e ndërmori hapin për të frenuar ndërtimin e digave të hidrocentraleve dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm, sidomos të turizmit natyror.

Marrë nga VOA

voa bashkite e vogla ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj