16 Shtator 2022, 16:50
Nga e.k
Gjykata e Beratit
BERAT- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg me afat 40-ditë” për 31-vjeçarin Leon Simoni. Simoni, duke kryer manovra të rrezikshme në Rotondon e Kombinatit mbrëmjen e të mërkurës, humbi kontrrollin e mjetit dhe përplasi 3 shtetasit: Blerina Nerjaku,45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku,37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat.
Policia dyshon se Simoni ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkaktuar aksidentit po organi i akuzës nuk ka ende përgjigjet e analizave të gjakut që i janë bërë Simonit pas aksidentit.
Ka qënë gjyqtarja Entela Gjoni ajo që ka vendosur për Simonin masën e sigurisë “arrest me burg me afat 40-ditë”, e njëjta masë e kërkuar edhe nga organi i akuzës, për vepren penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
Gjatë kësaj seance,mësohet se Simoni ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë,duke u kërkuar falje jo vetëm të plagosurve por edhe familjarëve të tyre për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 shtatorit në hyrje të qytetit të Beratit. Automjet luksoz, Benz GLE, me targa angleze ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe drejtuesi Leon Simoni, 31 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit. Ai përplasi tre persona të cilët janë në spital, disa në gjendje kritike për jetën.
leon simoni
Aktualitet
16 Shtator 2022, 16:31
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një 41-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka përfunduar në prangat e...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 16:23
k.m.
Taulant Balla në dasmën e Mark Haupman
TIRANË- Një ditë më parë, gazeta meksikane "El Universal" shkruante se karteli i ...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 16:22
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Fundjava duket se do sjellë zyrtarisht stinën e vjeshtës në vendin tonë. Sipas Institutit të Gje...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 16:08
F.M
Arbër Paplekaj
ELBASAN- Dështon sërish seanca paraprake për Arbër Paplekajn dhe 8 policët e Elbasanit për ngjarjen q&eum...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 16:10
e.k
Mallrat e sekuestruar
GJIROKASTËR- Një 37-vjeçar i identifikuar si Edgor Glluça ka rënë në prangat e Policisë s...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 15:46
F.M
Ilir Meta dhe Ardian Dvorani
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ish-kreun e Këshillit të Em&eu...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 15:38
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është kapur në Itali pasi posedonte dy pasaporta me nacionalitete të ndryshme. I riu, i p...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 15:24
Seminar
TIRANË- Në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 15:15
e.k
Nafta kontrabandë e sekuestruar
KORÇË- Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandës të naft&e...
Aktualitet
16 Shtator 2022, 15:07
F.M
Burg
KORÇË- Pandi Stefo, 28 vjeç, i dënuar për Pandi Stefo ka tentuar t’i japë fund jetën në burgun e Dre...