LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Vendrritja e Tulipanit shqiptar shpallet “Monument Natyre”, por sfidat për mbrojtjen janë të mëdha

Zoti Shuka thotë me tej se statusi i ri duhet të shoqërohet me masa të tjera për mbrojtjen e tulipanit shqiptar.

19 Mars 2023, 19:17 Nga DOSJA
VOA: Vendrritja e Tulipanit shqiptar shpallet “Monument Natyre”, por
Tulipani shqiptar

TIRANË- Vendrritja e Tulipanit Shqiptar (Tulipa albanica), me një siperfaqe prej rreth 35.5 hektarësh u shpall “Monoment Natyre”, Kategoria III, nga Qeveria shqiptare ditët e fundit. Kjo specie është zbuluar në vitin 2010 nga Profesor Lulëzim Shuka dhe Kit Tan nga Universiteti i Kopenhagenit, dhe përfaqësohet nga një popullatë shumë e vogël me rreth 300 bimë në zonë e Kolshit në Kukës.

Për këtë arsye, Prof. Lulëzim Shuka dhe studiuesi Besnik Hallaçi, që sot nuk jeton më, në vitin 2018 e futën atë në Listën e Kuqe të Specieve Globalisht të Rrezikuara duke e vlerësuar “si të Rrezikuar në Gjendje Kritike”. Tulipani shqiptar është e vetmja specie bimore shqiptare me ketë status në Listën e Kuqe të Unioni Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN).

Profesor Lulëzim Shuka e vlerëson pozitivisht vendimin e qeverisë për shplljen “Monument Natyre” të vendrritjes së tulipanit shqiptar.

“Është një gjë e mirë sepse i kushton një vëmendje ruajtjes së kësaj specie vërtet shumë shumë interesante. Nga pikëpamja biologjike është një specie e cila është mjaft e bukur, përafron me tulipanët natyrorë dhe ndoshta mendoj do të mundësohet me këtë status të ri një mbrojtje e mirë nëse prej stafit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Kukës do do t`i kushtojë vëmendjen e duhur”, thotë ai.

Zoti Shuka thotë me tej se statusi i ri duhet të shoqërohet me masa të tjera për mbrojtjen e tulipanit shqiptar.

“Në këtë zone, në një sipërfaqe të vogël ku ndodhet shumica e bimëve duhet të vendoset një roje. Zona mund të bëhet e vizitueshme me grupe të caktuara, por gjithmonë nën mbikëqyjen e një punonjësi të Zonave të Mbrojtura në Kukës që të ndalojë këputjen apo veprime të tjera në dëm të bimëve të tulipanit“, thotë ai.

Profesor Shuka thotë më tej se “çdo motivim, çdo publikim, cdo njohje e mëtejshme bën që të rritet vizitueshmëria, por nga ana tjetër rritet edhe rrreziku që i kanoset kësaj specie”.

Profesori i shkencave të natyrës thotë se ka bërë disa përpjekje për ti kultivuar farat e tulipsnit në Kopshtin Botanik në Tiranë dhe në zonën e Korcës, por përpjekjet kanë rezutuar pa sukses për shtimin e tij.

“Popullata e kësaj bime është në zvogëlim. Për shkak të keqkuptimit por edhe përhapjes së fjalëve se kjo specie mund të kultivohet edhe në vende të tjera bën që shumë dashamirës, ndoshta edhe jo, ta shkulin dhe ta transferojnë në kopshte e tyre. Ky tulipan nuk mund të jetojë jashtë habitatit të vet në zonën e Kukësit. Është një specie shumë interesante nga pikëpamja e përshtatshmërisë në këtë mjedis. Ka ca gjedhe që në gjuhën popullore quhen si govatë dhe kjo lloj bime në këtë mjedis që rritet ka përpunuar një strategji mjaft të zgjuar mbijetese. Gjethja si govatë bën që nga shirat që bien ujin ta mbledhë dhe ta çojë përmes kërcellit drejt bulbit", thotë ai.

Zoti Shuka thotë se janë edhe dy pika të tjera ku gjendet kjo bimë ndërkohë që para 5viteve u zbulua një tjetër tulipan, ai i Kosovës në zonën e Hasit.

Profesor Shuka thotë se 12 vitet e fundit janë zbuluar 12 lloje të reja bimësh për shkencën shqiptare ku më e fundit është zbuluar në zonën e Ksamilit.

“ Bima 'fshesë e Ksamilit' (Limonium ksamilum) është lloji më i ri bimor i gjinisë Limonium endemik i zbuluar së fundi për Shqipërinë, i publikuar nga revista botërore shkencore “Phytotaxa” në korrik të vitit 2022. Për shkak të përhapjes shumë të kufizuar në brigjet perëndimore të gadishullit të Ksamilit, autorët e zbulimit e kanë emërtuar “Limonium ksamilum", thotë ai.

Profesori i shkencave të natyrës thotë se duhen përkrahur studiuesit e natyrës dhe kontribuesit e saj. Ai vlerëson përkushtimin e Besnik Hallaçit, ish drejtuesit të zonave të mbrojtura në Kukës i cili nuk arriti të fitonte betejën me “Covid 19” rreth 2 vite më parë.

“Unë kam bashkëpunuar gjatë me kolegun tim Besnik Hallaçi i cili nuk jeton më. Por kontributi i tij sidomos për Qarkun e Kukësit është i pallogaritshëm.Them se ishte një humbje e madhe. Dhe e keqja është se shpeshherë ka specialistë që e duan natyrën ,punojnë shumë, sakrifikojnë shumë dhe vlerësimi është shumë i pakët, ndonjëherë i heqin edhe nga puna.”, thotë ai.

Shqipëria , thotë duke përfunduar zoti Shuka, po e humbet një brez botanistësh dhe të rinjtë nuk priren të merren me kërkime shkencore duke krijuar një boshllëk të madh për studimin e natyrës shqiptare.

Marrë nga VOA

tulipani shqiptar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj