LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodafone Albania bëhet operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore, për sinjal edhe më të fortë

Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë në një rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenë të orientuara saktë që në fillim dhe të mbeten të tilla edhe më pas.

24 Qershor 2025, 17:38 Nga DOSJA
Vodafone Albania bëhet operatori i parë që do të
foto ilustruese

TIRANË- Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidhur një sfidë tokësore – si të sigurojë që antenat 4G dhe 5G të vendosura në tokë të jenë gjithmonë të pozicionuara me saktësi, për të garantuar sinjalin më të mirë për përdoruesit.

Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohet fillimisht në Shqipëri, që nga muaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera. Ajo konsiston në instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave të reja të vendosura në majat e shtyllave celulare. Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë në një rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenë të orientuara saktë që në fillim dhe të mbeten të tilla edhe më pas.

Nëse antenat mobile nuk janë të orientuara në mënyrë perfekte, për shembull, nëse janë zhvendosur me kalimin e kohës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Sensorë të drejtuar nga satelitët

Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhe ndonëse inxhinierët kanë aftësinë për t’i pozicionuar ato në mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë. Në lartësi deri në 50 metra, ata duhet të marrin parasysh azimutin (këndin e orientimit ndaj veriut gjeografik), pjerrësinë për të përcaktuar distancën dhe zonën që mbulon sinjali, si dhe lartësinë mbi nivelin e detit për të shmangur pengesa që mund të ndikojnë në performancën e antenës. Sfidat rriten edhe më tej kur në të njëjtën shtyllë janë vendosur antena nga operatorë të ndryshëm.

Për të përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorë të posaçëm brenda vetë antenave. Këta sensorë do të mbledhin informacion të bazuar në GPS nga module të vendosura në pika të ndryshme të antenës, së bashku me të dhëna të tjera mbi performancën. Më pas, të dhënat transmetohen menjëherë në një nga qendrat e operimit të rrjetit të Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve që të ripozicionojnë antenën automatikisht ose të dërgojnë një ekspert në terren për instalime më të ndërlikuara.

Saktësia në rrjet është thelbësore

Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit në Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhen gjithnjë e më funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike. Orientimi i saktë i antenave është tashmë një nga elementët më kritikë në instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë të lartë. Duke integruar sensorë në antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë më lehtë për të ofruar cilësinë më të mirë të sinjalit për klientët tanë.”

Gjatë instalimit, çdo antenë duhet të orientohet në mënyrë të tillë që të mbulojë zonën specifike të synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje. Pozicionimi i saktë i antenave ndihmon në eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e të dhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve të ndërprera. Kjo qasje inovative do të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje të shumta në terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimin e kohës.

Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj të rrjetit për të siguruar që informacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëm në të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli të standardizuar të industrisë. Në perspektivë, qëllimi i Vodafone është të kontrollojë në mënyrë dinamike pozicionin e antenave në përputhje me kërkesat në kohë reale – qoftë për t'Iu shërbyer udhëtarëve në të përditshmen e tyre, tifozëve në stadiume apo pjesëmarrësve  në festivale muzikore.

Rrjeti si sensor

Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi më të gjerë të quajtur “Rrjeti si sensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike të Vodafone me rreth 160,000 shtylla në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Në këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë të vendosur në shtyllat e saj për të parashikuar reshjet dhe kushte të tjera atmosferike në nivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin në kohë të qytetarëve dhe ekipeve të emergjencës për përmbytje apo rreziqe të tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

vodafone albania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj