Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në njoftimin për mediat, Ristani shprehet se sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkisë Tiranë, u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, gjë që sipas saj tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.
TIRANË- Kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni. Në njoftimin për mediat, Ristani shprehet se sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkisë Tiranë, u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, gjë që sipas saj tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.
Ajo thotë se janë marrë masat e nevojshme për të rikthyer të gjitha sistemet, ndërsa shton se të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.
Më tej bën me dije se aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen për të garantuar që nuk ka mbetje malëare-i para se të aktivizohen. Ristani thekson se po punohet për forcimin e infrastrukturës digjitale të bashkisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuar qytetarë të Tiranës,
Dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që kemi regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.
Sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.
Dua të theksoj se, edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.
Të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.
Prej 80 serverëve total, 10 prej tyre janë nën vëzhgim.
Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malëare-i para se të aktivizohen.
Në këtë fazë, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe përkushtim për të mbrojtur të dhënat dhe interesin e çdo qytetari.
Foto TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dalë me një postim të ri në lidhje me publikimin e tezës së provimi...
safet bajri, asmer bilali, behar bajri TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Behar Bajrit, Safet Bajri dhe Asmer Bilalit për he...
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali TIRANË- Behar Bajri, Safet Bajri dhe Asmer Bilali kanë bërë rekurs në Gjykatën e La...
Foto TIRANË- Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punë...
Foto TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg...
foto ilustruese KOSOVË- Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ib&e...
foto ilustruese TIRANË- Agjencia e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim për qytetarët, ku thuhet se në ditët ...
Foto TIRANË- Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksporti drejt importit. Të dhëna zyrtare nga INSTAT për 2024 treg...
Ilir Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë ditën e sotme lidhur me kont...
fo KORÇË- Një vatër e dytë e murtajës është shfaqur në qarkun e Korçës në fshatin Shko...