LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular të drejtpërdrejtë në Europë

Përmes kësaj nisme, Europa vendos veten në pararojë të teknologjisë direct-to-device, duke ofruar një zgjidhje unike dhe të integruar që plotëson rrjetet ekzistuese tokësore dhe garanton lidhje të qëndrueshme në çdo cep të territorit, në male, në det apo në zona të izoluara.

1 Korrik 2025, 12:29 Nga I.A
Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore,
Vodafone Albania

Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë, për sovranitetin dixhital europian. Vodafone Group dhe AST SpaceMobile Inc. (NASDAQ: ASTS) shpallën zyrtarisht themelimin e kompanisë së përbashkët SatCo, me seli në Luksemburg – kompania e parë satelitore, novatore, që do të ofrojë shërbime celulare me bandë të gjerë, të drejtpërdrejt nga hapësira, përmes telefonave inteligjentë ekzistues.

Përmes kësaj nisme, Europa vendos veten në pararojë të teknologjisë direct-to-device, duke ofruar një zgjidhje unike dhe të integruar që plotëson rrjetet ekzistuese tokësore dhe garanton lidhje të qëndrueshme në çdo cep të territorit, në male, në det apo në zona të izoluara. SatCo synon të ofrojë lidhje të pandërprerë celulare për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike në mbarë kontinentin.

Interes i gjerë nga operatorë europianë

Operatorë celularë nga 21 shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe vende të tjera europiane kanë shprehur interes për shërbimin që SatCo do të ofrojë në mënyrë ekskluzive nëpërmjet një marrëveshjeje “turnkey”, duke nisur nga viti 2026. Kompania e re do të ndërtojë një rrjet të vogël stacionesh tokësore të lidhura me rrjetet 4G/5G të operatorëve ekzistues, duke krijuar një infrastrukturë hibride, që lejon kalimin automatik mes rrjetit satelitor dhe atij tokësor. Kjo do të mundësojë lidhje të sigurt, të qëndrueshme dhe të pandërprerë për përdoruesit, në çdo moment dhe në çdo vend.

Një kontribut për dekadën dixhitale europiane

Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, Margherita Della Valle, deklaroi: "Kjo është një nismë e rëndësishme për Europën. Shërbimi ynë do të sigurojë që të gjithë qytetarët, bizneset dhe qeveritë të kenë akses të pandërprerë në internetin celular me bandë të gjerë, në të gjithë kontinentin. Europa ka mundësinë të udhëheqë teknologjinë e re të lidhjes së drejtpërdrejtë përmes satelitëve".

Themelimi i SatCo u paralajmërua në mars të këtij viti nga Vodafone dhe AST SpaceMobile dhe përfaqëson një element kyç për përmbushjen e objektivave të Dekadës Dixhitale të BE 2030. Luksemburgu, qendër strategjike për zhvillimin e industrisë satelitore europiane Ministri i Ekonomisë, NVM-ve, Energjisë dhe Turizmit të Luksemburgut, z. Lex Delles, përshëndeti vendimin për vendosjen e selisë së SatCo në Luksemburg: "Ky projekt e forcon më tej rolin e Luksemburgut si një qendër strategjike për zgjidhje innovative, që shërbejnë në të
gjithë tregun unik europian. I mirëpresim AST SpaceMobile dhe përgëzojmë vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm me Vodafone".

Ndërsa znj. Elisabeth Margue, Ministre Delegate pranë Kryeministrit për Median dhe Lidhjen Dixhitale, theksoi: "Sigurimi i mbulimit të plotë me lidhje mobile për të gjithë përdoruesit, në Luksemburg dhe më gjerë, është një objektiv kyç për qeverinë. Jemi të entuziazmuar për zgjerimin e ekosistemit tonë të lidhjes dixhitale përmes infrastrukturës së përbashkët tokësore dhe satelitore".

Një hap drejt pavarësisë dixhitale europiane

Themeluesi dhe CEO i AST SpaceMobile, Abel Avellan, theksoi: "Me selinë e SatCo në Luksemburg, ne po e forcojmë pozitën e Europës në shërbimet satelitore direkte për pajisjet celulare dhe po kontribuojmë në sovranitetin dixhital të rajonit. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë celulare të sigurt dhe elastike, që i përgjigjet nevojave të lidhjes së Europës – kudo dhe kurdo".

Me këtë bashkëpunim strategjik, Vodafone dhe AST SpaceMobile hapin një kapitull të ri për lidhjen dixhitale europiane, duke e bërë kontinentin më të përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe më të bashkuar nëpërmjet teknologjisë.

vodafone albania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj