LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës: Ervis Martinajn nuk e njoh, djemtë merreshin me punët e veta, nuk e di me kë bashkëpunonin

Muhamet Duka është shprehur po ashtu se dy djemtë nuk jetonin me të në një shtëpi dhe nuk e dinte se me kë bashkëpunonin ata.

1 Korrik 2025, 11:59 Nga r.ll
Vrasja e Santiago Malkos/ Dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës:
malko, duka

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet ditën e sotme seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurve që akuzohen për vrasjen e ish-efektivit, Santiago Malko. Mes të pandehurve është edhe Leonard Duka, ndërsa në seancën e sotme ka dëshmuar babai i tij, Muhamet Duka. 

Ky i fundit ka deklaruar se as ai vetë dhe as djemtë e tij nuk kanë pasur konflikt me Malkon. Në vijim të pyetjeve mbi konfliktet e djemve, Muhamet Duka është shprehur se as Ervis Martinajn nuk e njeh dhe nuk kishte dijeni se Leonardi dhe Erlisi kishin ndonjë konflikt me të. 

"Nuk kam pasur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë pasur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt.", ka thënë Duka.

Gjatë seancës ai është pyetur nga prokurori i çështjes, Behar Dibra lidhur me të pandehurit e tjerë, ku ka deklaruar se njihte vetëm disa prej tyre. Duka tha se me Aleksandër Maxahkun dhe Dritan Agajn kishin dhe lidhje familjare. Muhamet Duka është shprehur po ashtu se dy djemtë nuk jetonin me të në një shtëpi dhe nuk e dinte se me kë bashkëpunonin ata. Ai shtoi se vetë punontë në lokalin e tij, ndërsa djemtë merrenin me punët e veta. 

"Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin “Leks”, “Aleks”, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam mundur ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna.

Oltion Logën e njoh, e kam parë si fytyrë. E njoh, e kam parë në lagje. Oltionit i thërrisnim edhe “Olt”. Nuk e di me cilin nga djemtë shoqërohej. Fatmir Doçajn nuk e njihja, e kam dëgjuar në televizor më mbrapa. Ilir Selmanin e kam dëgjuar, nuk e njoh.

Blendi Tetën e kam dëgjuar në media, nuk e njoh. Nuk e di kush është. Nuk më ka lidhur puna me i parë. Unë merresha me tregti, tani jo se jam në pension. Kam pasur lokal timin. Lokali im nuk ka pasur emër. Me menaxhimin merresha unë dhe nusja. Djemtë merreshin me punët e veta, me biznesin e vet. Merreshin me lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonin. Nuk përzihesha, ata ishin të rritur. Unë jetoj me bashkëshorten. Leonardi ka pas jetuar me vëllanë, të ndarë nga ne. Jetonin me qira. Unë rrija në ‘Fresk’, djemtë nuk e di ku rrinin. As nuk i kam pyetur ndonjëherë, nuk shkoja te banesa e tyre. Ata vinin te shtëpia ime. Ata i kam ndihmuar unë dikur, kur u rritën kishin jetën e vet.", është shprehur ai.

Leonard Duka dhe vrasja e Santiago Malkos

Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar. Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

leonard duka vrasja e santiago malkos muhamet duka gjkko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj