LIVE UPDATES
Aktualitet

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

Megjithatë, ata nuk presin që kriza në nivel qendror të ndikojë ndjeshëm te sjellja e votuesve në komunat e Kosovës. Për ta, zgjedhjet lokale mbeten më të lidhura me emrat konkretë dhe me performancën e kandidatëve, sesa me përkatësinë partiake.

11 Tetor 2025, 09:19 Nga I.A
Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon
Foto Ilustruese

KOSOVË- Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në 38 komuna të Kosovës pritet të zhvillohen në një klimë të tensionuar politike: me Kuvendin e konstituuar vetëm pas gjashtë muajsh përpjekje dhe me Qeverinë ende në detyrë. Kjo situatë, sipas njohësve të zhvillimeve politike, i jep këtij procesi elektoral një dimension më të gjerë sesa thjesht lokal.

Megjithatë, ata nuk presin që kriza në nivel qendror të ndikojë ndjeshëm te sjellja e votuesve në komunat e Kosovës. Për ta, zgjedhjet lokale mbeten më të lidhura me emrat konkretë dhe me performancën e kandidatëve, sesa me përkatësinë partiake.

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se përvojat e deritashme tregojnë se politika qendrore rrallë ka ndikuar në rezultatet lokale.

Ai përkujton rastin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, por arriti të sigurojë vetëm katër komuna në nivel lokal.

“Zgjedhjet lokale funksionojnë krejt ndryshe dhe qytetarët, duke qenë se kanë për të votuar një kandidat konkret, me emër e mbiemër, i cili jo me patjetër është i atashuar shumë me partinë, atëherë vendimet e tyre janë goxha të pavarura. Në këtë kuptim, votuesi i Kosovës është treguar se është mjaft i emancipuar”, thotë Paçarizi.

Në Prishtinë, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk presin ndryshime të mëdha nga këto zgjedhje. Vlora Kurtishaj thotë se, ndonëse fushatat e kandidatëve premtojnë përmirësim të jetës së qytetarëve, prioriteti kryesor i partive mbetet marrja e pozitave në pushtetin lokal.

“Unë vetëm po uroj që paraja e qytetarëve, taksat tona, të mos keqpërdoren dhe të kthehen në mirëqenie për qytetarët”, thotë ajo.

Afrim Hyseni beson se ndryshime mund të ndodhin vetëm në komunat e vogla.

“... sepse aty, edhe nëse gënjejnë, gënjejnë më butë, sepse komuna është e vogël. Në komunat e mëdha është kaos. Qeverisje lokale ka që 25 vjet... edhe kaos, vetëm kaos”, sipas Hysenit.

Agim Zymberi, nga Vushtrria, beson se shumë qytetarë - të lodhur nga zhargitja e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit - do t’i bëjnë fletëvotimet jovalide në zgjedhjet e 12 tetorit

“Nuk po arrijnë ta formojnë Qeverinë, e çfarë të presim diçka më konkretisht prej komunave?”, thotë Zymberi, duke shtuar se “dëshpërimi është i madh”.

Në analizën e Paçarizit, zgjedhjet lokale do të shënojnë fundin e konceptit tradicional të “bastioneve” politike.

Sipas tij, votuesi do të gjykojë më shumë individët sesa logot partiake”.

“Unë nuk besoj se në Kosovë mund të flitet më për bastione, por për kryetarë që kanë performuar mirë në sytë e qytetarëve ose që mund të performojnë mirë”, thotë Paçarizi.

Qëndrim të ngjashëm ndan edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Agon Maliqi.

Ai vlerëson se dinamika e zgjedhjeve lokale në Kosovë shpesh ka prodhuar befasi dhe përmbysje.

“Në zgjedhjet lokale, votuesit kosovarë kanë treguar tendencë më të madhe se në nivel qendror, për të befasuar dhe për t’i përmbysur bastionet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi shton se kjo qasje e votuesve kosovarë lidhet ngushtë me modelin e votimeve në zgjedhjet lokale, ku shpesh kandidatët e dy partive më të forta shkojnë në balotazh.

“Balotazhi, pastaj, i detyron votuesit e partive të tjera të zgjedhin mes dy kandidatëve. Shpesh, këtu ndodhin përmbysjet. Për shembull, Vetëvendosja e fitoi për herë të parë Prishtinën pikërisht kështu - me balotazh dhe me mbështetjen e votuesve të partive tjera”, shpjegon Maliqi.

Sipas analistëve, ndonëse zhvillimet qendrore nuk pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjet lokale, rezultatet lokale do të përdoren si mjet pozicionimi për partitë në nivel kombëtar.

Kjo është veçanërisht e dukshme në garën për Prishtinën, që shihet si barometër politik.

“Prishtina është ai vendi i përmbysjeve ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Tashmë ka hyrë në garë goxha mirë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe nuk kemi një garë dikotomike, por kemi një garë trinome”, vlerëson Paçarizi.

Ai shton se balotazhi i pritshëm mund të ndikojë edhe në krijimin e aleancave të reja politike, që mund të reflektohen më pas në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Maliqi, gjithashtu, e sheh garën për kryeqytetin si një “test politik” që mund të përcaktojë kursin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Zakonisht në Prishtinë, në njëfarë forme, shfaqen ato tendencat e para ose shenjat e kursit më të gjerë kombëtar”, thotë Maliqi.

Sipas tij, një tjetër garë e rëndësishme është edhe ajo në Mitrovicë të Jugut.

“...për shkak se i gjithë fokusi i Qeverisë së Kurtit ka qenë te veriu, në këtë mandat. Në njëfarë forme, e bën zgjedhjen ndërmjet Faton Pecit [nga Lista Guxo, e cila në nivelin qendror është në koalicion me Vetëvendosjen] dhe Arian Tahirit (nga Partia Demokratike e Kosovës] si një lloj mini-referendumi për këtë kurs politik. Çdo humbje e Faton Pecit do të ishte shumë zhvlerësuese për politikën e nivelit qendror”, thotë Maliqi.

Të dy analistët pajtohen se Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka bërë lëvizje me ngjyrime elektorale në javët e fundit, përfshirë edhe vendimin për subvencionimin e të gjithë studentëve me nga 100 euro.

Këto veprime, sipas tyre, mund të kenë ndikim në klimën e votimit, por jo domosdoshmërisht në rezultatin përfundimtar.

Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, zgjedhjet do të zhvillohen në një realitet tjetër politik.

Në më shumë se dy vjetët e fundit, katër komunat në atë zonë u udhëhoqën nga kryetarët shqiptarë, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe, në nëntor të vitit 2022, dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave.

Kjo parti - e vetmja e mbështetur nga Beogradi - pritet ta kthejë kontrollin në shumicën e komunave me shumicë serbe, megjithëse këtë herë gara do të ketë më shumë aktorë.

Miodrag Milliqeviq nga organizata “Aktiv” në Mitrovicën e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se krahas Listës Serbe, në garë nëpër disa komuna janë edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, si dhe disa iniciativa qytetare.

Megjithatë, është e pritshme që Lista Serbe të përsërisë rezultatin e vitit 2021, thotë Milliqeviq, duke iu referuar zgjedhjeve kur kjo parti fitoi në të dhjetë komunat me shumicë serbe.

Ai beson se “stigmatizimi” i Listës Serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës gjatë viteve të fundit, ka ndikuar që ajo ta ruajë mbështetjen e votuesve serbë.

“Thjesht, kjo qasje e ka forcuar bindjen e serbëve lokalë se votën dhe orientimin e tyre politik duhet ta drejtojnë drejt partisë më të fuqishme brenda komunitetit serb dhe ajo është pikërisht Lista Serbe”, thotë Milliqeviq.

Megjithatë, ai vëren se në mesin e votuesve serbë po rritet pakënaqësia ndaj Listës Serbe - kryesisht për shkak të braktisjes së institucioneve gati tre vjet më parë.

Si pasojë, në kuvendet komunale me shumicë serbe pritet të ketë një përfaqësim më të larmishëm politik.

“Është krejtësisht e sigurt që Lista Serbe nuk do ta ketë dominimin absolut. Jam i sigurt që në vetëqeverisjet lokale, partitë më të vogla do të kenë rast të fitojnë nga dy ose tri mandate”, thotë Milliqeviq.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Partia Demokratike e Kosovës doli fituese në nëntë komuna, duke u renditur e para ndër subjektet shqiptare.

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në shtatë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje siguroi katër komuna - pavarësisht se vetëm disa muaj më parë, në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, kishte dalë bindshëm fituese në nivel qendror./REL

rrahman paçarizi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj