20 Dhjetor 2024, 14:54
Nga N.F
hygerta, pellumb dhe hysen meta
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta. Ata dyshohen për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta dhe fshehjes së krimit që tronditi vendin.
19-vjeçarja dhe vëllai i saj më të madh, Hyseni, akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa Amarildo Meta për veprën penale “asgjësimi i kufomës”. Ngjarja e rëndë, arsyet e së cilës mbeten ende mister, ndodhi më 10 shkurt, por u zbulua nga policia vetëm më 24 shkurt, disa ditë pasi djali i madh i viktimës, Hyseni, denoncoi zhdukjen e të atit.
Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive. 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.
Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv. Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të groposur. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
hygerta pellumb dhe hysen meta
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 14:48
r.ll
pamje nga sulmet
UKRAINË- Ministria e Jashtme ka njoftuar se sulmet ruse në Kiev kanë dëmtuar edhe ambasadën shqiptare atje. Sipas...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 14:11
N.F
Elvis Koçi, Sokol Sanxhaktari dhe Ilirian Feci
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme duke dënuar me 2...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 13:53
r.ll
lefter koka
TIRANË- Policia ka konfiskuar 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare të cilat dyshohet se vijnë nga korrupsio...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 13:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka dalë më një njoftim...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 12:16
N.F
Malkaj
TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të mbajtur par...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 11:40
N.F
Banori
MIRDITË- Banorët e 10 fshatrave në bashkinë e Mirditës kanë dalë në protestë ashtu siç e ki...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 11:29
N.F
Protesta
TIRANË- Ka nisur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javë...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 11:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur mëngjesin e ditës ...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 10:40
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- 41-vjeçarja, Arlinda Marku dhe 34-vjeçari Darin Gezdari janë vënë në pranga në...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 10:37
r.ll
foto ilustruese
BURREL- Një 33-vjeçar është arrestuar në Burrel pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike n&eu...