LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit në burg/ Ngrihet akuzë ndaj Indrit Shaqjas që mbeti i plagosur, dyshohet se ndihmoi Mjacajn

Në dëshminë e tij Shaqja ka treguar se ishte ai që e ka njoftuar viktimën se po e kërkonte Sokol Mjacaj, i cili më pas e qëlloi.

20 Dhjetor 2023, 10:10 Nga r.ll
Vrasja e Arben Lleshit në burg/ Ngrihet akuzë ndaj Indrit Shaqjas
sokol mjacaj, arben lleshi, indrit shaqja

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për Indrit Shaqjan i dënuari i cili u plagos në ngjarjen në burgun e Peqinit, me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit.  

Burime nga organi akuzës konfirmuan se ka dyshime që Indrit  Indrit Shaqja, dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn. Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë arrest në burg për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja. Ai ka dyshime të ketë bashkëpunuar në vrasjen e Arben Lleshit, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Shaqja ka rrëfyer dje për prokurorët se si u krye vrasja e Arben Lleshit nga Mjacaj. Në dëshminë e tij Shaqja ka treguar se ishte ai që e ka njoftuar viktimën se po e kërkonte Sokol Mjacaj, i cili më pas e qëlloi. Ai tregon gjithashtu se ka gjetur letra, ku premtohej se për vrasjen eLleshit, do paguheshin 200 mijë euro. 

DËSHMIA E PLOTË

Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.

Polici i kolonës ka thërritur dhe i ka thënë: ‘Indrit, të kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit’.

Ka dalë dhe është afruar se ‘kush më kërkon’ dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili ka thënë se ‘O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka', kur është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin, e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka.

Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes, shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë.

Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë.

Ndërkohë, Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin.

Kur ka dalë për në ajrim jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim.

E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte ç’po ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.

Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet, i kanë thënë se nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet, letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë, ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky i dënuar.

Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se iu kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.

indrit shaqja sokol mjacaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj