Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja e Ardian Nikulajt, Policia e Shtetit ushtron kontrolle në të gjithë vendin, FNSH bllokon mjetet luksoze e me xhama të zinj
Efektivët po ndalojnë mjetet luksoze, ato me xhama të zinj si dhe makina brenda të cilëve mund të dallohen persona të dyshimtë. Qëllimi është gjetja dhe kapja e autorit të vrasjes së Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në Shëngjin.
21 Prill 2023, 21:38Nga F.M
Autori i vrasjes së Ardian Nikulajt
TIRANË- Policia e Shtetit është 'ngritur në këmbë' dhe po kryen kontrolle në të gjithë vendin! Mësohet se blutë e Policisë së Shtetit të ndihmuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle në zona të ndryshme të vendit. Konkretisht janë ngritur pika kontrolli në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë.
Efektivët po ndalojnë mjetet luksoze, ato me xhama të zinj si dhe makina brenda të cilëve mund të dallohen persona të dyshimtë. Qëllimi është gjetja dhe kapja e autorit të vrasjes së Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në Shëngjin.
Deri më tani qarkullojnë foto të autorit të veshur me 'uniformën' që i përgatiti vetes për momentin e krimit, por nuk ka asnjë të dhënë konkrete për të. Pritet që policia të japë detaje në lidhje me kontrollet që po kryhen.