LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO - "Si nuk je ti babi im?"/ Prokurori Ervin Karanxha përballet me njeriun që donte t’i rrëmbente fëmijën: Pjesa më e vështirë ishte biseda me vajzën, ADN vërtetoi gjithçka

Prokurori pas kësaj ngjarje absurde ka bërë kallëzim penal dhe ky person është arrestuar në korrik të 2021. Sot ai akuzohet për dy vepra penale: Për veprën e marrjes së fëmijës (të kryer në bashkëpunim) dhe të përndjekjes. Në banesë dhe në paraburgim i janë gjetur disa letra, korrespondenca që mbante me persona jashtë.

21 Prill 2023, 21:28 Nga DOSJA
VIDEO - "Si nuk je ti babi im?"/ Prokurori Ervin Karanxha
Ervin Karanxha

Prokurori i njohur i Tiranës Ervin Karanxha denoncon një rast sa të çuditshëm aq edhe ngjethës. Një person me emrin Andri Leka, ish i pandehur i këtij prokurori, pretendonte se fëmija i prokurorit ishte i tiji dhe për këtë ka bërë padi në gjykatën e Tiranës. Kjo histori haluçinante do ishte material për seriale televizive, po të mos gjendej në mes të një intrige për denigrimin e personit gjatë proçesit të vetingut dhe po të mos kishte shkaktuar dëme emocionale tek vetë vajza e mitur, e cila shikon atësinë apo familjen t’i vihen në dyshim.

‘Pretendonte se ishte babai i fëmijës tim. Kontakti më i vështirë ka qenë me vajzën, se thoshte: Si nuk je ti babi im?’ Kjo deklaratë shokuese është thënë pak ditë më parë nga Ervin Karanxha, prokurori me aktiv në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në 10 vitet e fundit.

Ai vijon duke u shprehur: ‘Ditën që jam shkarkuar nga vetingu jam informuar që Andri Leka, ish i pandehur në një proces timin, ku unë kam mbajtur qëndrimin tim, që binte në kundërshtim me interesat e tij, ka bërë një padi në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, ku kundërshtonte atësinë e fëmijës tim, që është fëmijë i mitur dhe pretendonte që ishte ai babai i fëmijës tim. Jam shokuar, sepse mirë që humba punën, por tani po më marrin edhe fëmijën. Pretendonte që ishte babai i fëmijës tim, kur s’ka pasur fare lidhje. Ishte futur për të denigruar personin tim. Unë përveçse të pandehur s’e kam pasur gjë, e gruaja më tha që s’e njihte’

Një histori që të lë pa fjalë, por si e priti vajza 12 vjeçare këtë situatë?

‘Kontakti më i vështirë ka qenë me vajzën, se thoshte: Si nuk je ti babi im? E përjetoi shumë keq, se tha: Pse duan të më marrin? Proçedova me AND-në. Nuk kisha ankth për përgjigjen se nga rrethanat dukej që kishim të bënim me një person të futur, se s’mund të kujtohet ai për atësinë në kohë vetingu dhe pas 13 vitesh.’ Shprehet Karanxha.

Dhe nga përgjigja e AND-së doli ajo që pritej. Prokurori shumë i shqetësuar shprehet:  ‘Nga ADN doli që është vajza ime. Goca u lumturua shumë dhe qau nga gëzimi. E kam vuajtur shumë që për shkak të punës time të dhunonin një fëmijë. Është gjëja më e rëndë në jetë që më ka ndodhur. Në marrëdhënien me gruan nuk ka pasur ndikim.’

Por pse e ndërmori Andri Leka këtë veprim? ‘Andri Leka është bashkëpunëtor i vetingut, i cili ka dërguar mbi 30 ankesa në KPK dhe KPA dhe në seancën gjyqësore dhe ka thënë që e kanë falenderuar organet e vetingut për letrat që ka çuar.’ – shpjegon Ervin Karanxha.

Këtë fakt e përforcon edhe vetë memo-ja që Andri Leka i ka dërguar në maj të vitit 2022 prokurorisë se rrethit gjyqësor Tiranë, në të cilën shkruan se duhej të përgëzohej, ashtu siç është përgëzuar kur është thirrur nga KPK, KPA, OPDAT dhe Ambasada Amerikane mbi 30 herë.

Prokurori pas kësaj ngjarje absurde ka bërë kallëzim penal dhe ky person është arrestuar në korrik të 2021. Sot ai akuzohet për dy vepra penale: Për veprën e marrjes së fëmijës (të kryer në bashkëpunim) dhe të përndjekjes. Në banesë dhe në paraburgim i janë gjetur disa letra, korrespondenca që mbante me persona jashtë. Një letër prej të cilave i drejtohej nënës së tij, përmendeshin emra si Visi, Eno, të cilët janë avokatët e tij. Te letra drejtuar të ëmës ai shkruan se në rast se ai flet, futen shumë persona në burg. I kërkon të paguajnë paratë, se ndryshe do të flasë te prokurori dhe do të marri shumë vetë në qafë. Pra, nga burgu Leka shantazhonte personat, të cilët dyshohet të ishin bashkëpunëtorët e tij.

 ‘Në letra interesohet edhe për prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë në procesin e vetingut. Sms janë të koduara, por porositë lihen me letër. Për herë të parë me Andrin jam takuar në gjyq dhe aty nuk fliste për fëmijën, por për rastin qe e kisha gjykuar si të pandehur. Unë e pyeta, se dua të di kush e ka shtyrë, se vepra penale e marrjes së fëmijës është me persona të tjerë dhe ata që e kanë shtyrë, sot janë jashtë dhe unë ndihem i rrezikuar prej tyre. Ai nuk flet. Avokati i tij nuk jep sqarime, kurse me prindërit e tij nuk kam pas komunikim.’ – shton më tej Karanxha

Ai i bën thirrje institucioneve  të reagojnë ndaj kësaj ngjarje. ‘Sot të marrin fëmijën, nesër bëjnë diçka tjetër, prandaj kërkoj reagimin e institucioneve. I kërkoj KLD-së, KLGJ-së, KLP-së të mendojnë më shumë për prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë. Duhet të reagonin, të dilnin me deklaratë për shtyp siç kanë dalë për raste të tjera, të më mbrojnë, se unë i kam dhënë shtetit 20 vjet, kam marrë vendime të rëndësishme dhe kam të drejtë të mbrohem. Kur do reagojnë? Kur vjen pasoja, siç ndodh këtu në Shqipëri?!’ – shprehet i indinjuar Prokurori i njohur i Tiranës, Ervin Karanxha.

Marrë nga Syri

ervin karanxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Prill 2023, 18:45 F.M

Shqipëria pezullon vizat për rusët

Ambasada ruse TIRANË- Shqipëria ka pezulluar hyrjen pa viza për shtetasit rusë. Vendimi është marrë një ditë m...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen