6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lëvizje kjo që e implikon edhe të riun tjetër në vrasjen e Gosës.
KAVAJË- Ervis Kurti, miku i Habib Rexhës është vendosur në prangat e Policisë së Kavajës, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Arjan Gosës, të dielën, më 21 maj. Pas vetëdorëzimit të Rexhës dhe rrëfimit të tij në Polici, u shoqërua edhe miku tij, pasi vetë autori i vrasjes pranoi se shoku e kishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi kreu vrasjen, duke e çuar në Kukës, vendi i tij i origjinës. Lëvizje kjo që e implikon edhe të riun tjetër në vrasjen e Gosës.
“Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim të Kukësit,”-u shpreh autori para hetuesëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 21.05.2023, në një lokal, ku mbeti i vrarë një shtetas, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e vrasjes, shtetasin H. R. (i ndaluar ditën e djeshme) që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin e armës së përdorur nga autori për vrasjen e shtetasit A. G., dhe po punojnë për nxjerrjen e saj," - njofton Policia.
Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën, i cili ishte kthyer nga Italia për t'u kujdesur për të atin e moshuar që kishte mbetur vetëm pas vrasjes së vëllait të tij disa muaj më parë gjatë një konflikti me Altin Rexhën, të vëllanë e Habibit.
HASMËRIA MES FAMILJEVE
Sherri mes dy familjeve ka nisur në muajin mars të këtij viti kur u përplasën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. E gjitha pasi Gosa e shau për origjinën dhe i tha "malokët nuk kanë vend në Kavajë" dhe më pas nisi ta qëllonte me thikë edhe pse kishte të birin e mitur për dore. Rexha e qëlloi me armë zjarri, e si përfundim të dy ndërruan jetë në vend. Por situata nuk është qetësuar! Kur familja Gosa mendonte se hasmëria ishte mbyllur sepse të dy të përfshirët në ngjarje kishin vdekur, kishin harruar djalin e mitur. Familja Rexha e konsideronte edhe atë si një viktimë të mundshme, ndaj edhe Habib Rexha u kthye nga Gjermani për të marrë hakun dhe më pas u largua në drejtim të Kukësit. Deri në vetëdorëzimin që bëri dje.
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...
Emigrante TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në vazhdim të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Anglis&e...
Koha TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Jani Rustemi TIRANË- Kunati i të riut Jani Rustemi që vdiq në QSUT, ka deklaruar se ata e morën lajmin që ishte në koma...
Prokurorja Miranda Bushi TIRANE- Prokurorja Miranda Bushi e Prokurorisë së Tiranës u përball të martën më 23 maj me Komi...
foto ilustruese LIBRAZHD- Një autobus me disa nxënës që ishin duke u kthyer nga Ohri, mësohet se ka dalë nga rruga në o...
Ervis Kurti TIRANË- Ervis Kurti shoqërohet në Polici. Ky person, është shoku i Habib Rexhës, autorit të vrasjes së ...
Fredi Beleri TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule vendosi të largohej nga emisioni “Open” pas debatit me gazetaren Klodiana Lal&eu...
Kamera e fshehte TIRANË- Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë, sesi punonjësi i Drejtorisë...
Leonard Beleri GREQI- Unioni i Himariotëve protestoi pasditen e sotme përballë ambasadës shqiptare në Athinë, kundë...