LIVE UPDATES
Aktualitet

Punonjësi i bashkisë në Tiranë merr 1 milion Lekë ryshfet për një vend pune si roje shkolle

Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë, Erjon Buçuku merr ryshfet, për të siguruar një vend pune.

23 Maj 2023, 21:23 Nga A.B
Punonjësi i bashkisë në Tiranë merr 1 milion Lekë
Kamera e fshehte

TIRANË- Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë, sesi punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë, Erjon Buçuku merr ryshfet, për të siguruar një vend pune.

Erjon Buçuku: Hë ç’thonë punët? A je në punë, apo jo?

Qytetari: Jo mo burrë, ça pune?!

Erjon Buçuku: Ti ku ke punuar? Në ça vendi?

Qytetari: Unë kam punuar punë të ndryshme, o burrë. Kam qenë jashtë shtetit.

Erjon Buçuku: Çfarë arsimi ke?

Erjon Buçuku: Aktualisht unë kam vetëm një, një vend të lirë, që është roje tek një shkollë, shkolla “Ardian Klosi”, që është në fund të rrugës “5 maji”. Tani nuk e di, nëse të intereson vendi i rojes atje?

Qytetari: Si është? Domethënë oraret, këto..?

Erjon Buçuku: Pagesa është 325 mijë Lekë, që i merr në dorë me siguracione. Flitet, që do rritet prapë paga minimale përpara zgjedhjeve, që janë. Orari, që është nëpër shkolla, sepse këto janë shkolla, që kanë vetëm një roje, është vetëm paradite.

Qytetari: Domethënë nga ora 8-të.

Erjon Buçuku: Që kështu… po në mos 8-të, 7 me 3, 8 me 4, varet, se si mund ta kenë.

Qytetari: Po super. Nuk është me dy turne, se kam dëgjuar…

Erjon Buçuku: Jo, nuk është me dy turne, sepse faktikisht shkollat e mesme e kanë me dy turne, ngaqë kanë nga dy roje. Kurse shkollat 9-vjeçare kanë vetëm 1 roje dhe janë vetëm paradite dhe pjesën pastaj të pasdites, e këtyre e kanë mbuluar kamerat. (Flet në telefon me drejtoreshën e shkollës) Po e kam numrin drejtoreshë, e kam numrin, po. Si je ti? Jo më larg se dita e premte. Maksimumi, maksimumi, maksimumi, dita e hënë, do të kesh punonjësin e ri aty. Këtu nuk është, se çdo gjë, që kam unë, e kam unë në dorë. Këtu janë disa veta, të cilët arrijnë atë dhe deri dje kishin hë… e mbanin çikë paz.. lart piacën. Tani, duke qenë se janë gjërat, që unë mund të kem hapësirë, për të ndërhyrë dhe për të folur për atë gjë, hë 1 milion Lekë këta i kërkojnë. Pjesën, që do futesh. Tani vendin atje, nëse do futesh, nëse do pranosh, tani ti shihi vetë gjërat! Peshoji vetë gjërat, por edhe shumë kohë nuk ke, sepse problemi qëndron, që këtu vendet sa vijnë, zihen, janë të lakmuara. Me një fjalë, pak a shumë, i them njerëzve, që njoh kështu, lart e poshtë përpara se të futen të tjerë, që…

Erjon Buçuku: Sepse fillojnë pastaj prishen, dhe prishen dhe balancat. Thotë tjetri “nuk ka problem, urdhëro dyfishin”! Edhe hajde shkojnë tek dikush tjetër, tjetri i fut bishtin tjetrit edhe ikin. Atëherë kontratën e ke pa afat, që do të thotë, që ti je pa afat, fillon edhe në qoftë se ti pastaj e bën veten, që të të heqin, ose të të ashtu, të heqin nga puna.

Erjon Buçuku: Dokumentet janë dokumente, që i bën gjatë gjithë kohës, një dëftesë shkolle, një raport mjekësor, që je i aftë për punë, një dëshmi penaliteti, certifikatat i nxjerr nga e-Albania këto janë. Edhe një llogari bankare te banka Cxxxxxx. Nuk është puna te dokumentacioni. Problemi është, që thjesht dua të më ndash gjënë, sepse, kur t’i them, do t’i them, që e ke të mbaruar dhe pastaj të mos dal fjale, sepse dal edhe unë keq te ajo gjë dhe vjen tjetri, që…

Qytetari: Po mirë, të flas pak me një shok unë, që kam në Gjermani, që ta mbyll.

Erjon Buçuku: E di pse të them? Se është në të mirën tënde, sepse këtu kush është futur nëpër shkolla, sanitaret, që kam patur hapësira edhe pjesa e këtyre rojeve, kanë dalë në pension në atë punë, se nuk rri njeri me 320 mijë Lekë, se bëjnë punë të tjera dhe avantazhin e ke, që mund të shkosh në orën 7 e lë në orën 3. Më kupton? Ose 8 me 4. Varet, se si do ta kesh me drejtoreshën. Mbyll punën tënde dhe je…

Qytetari: Mirë! Do të kthej përgjigje!

Erjon Buçuku: Do ta lëmë kështu?

Qytetari: Po do të kthej përgjigje!

Erjon Buçuku: Kur do më kthesh përgjigje?

Qytetari: Të flas me atë, se është në punë ai shoku. Kupton?

Qytetari: S’besoj, ai do më ndihmojë, është e sigurt.

Erjon Buçuku: Sepse, kur isha me ty, sapo më mori ajo (drejtoresha) në telefon më tha “me rojen ça do bësh” dhe besoj e pe, i thashë “do jetë të premten, deri maksimumi deri të hënën do ta zgjidh unë atë muhabet”. Çfarë bjen momenti, vijnë situatat. Po iku, iku edhe gjërat pastaj nuk i programon dot, se edhe ti nuk je më në këtë mëndje edhe unë nuk jam më në këto hapësira, që kështu…

Shuma e paguar është 1 milion Lekë për një vend pune roje shkolle në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”.

Qytetari: Po, po në rregull. Thashë unë, që dje…

Qytetari: Unë i mora këto (lekët). T’i jap tani, apo më vonë? Kur do…?

Erjon Buçuku: Jo do m’i japësh tani, që do të kryejë procedurën, të gjitha!

Qytetari: Ok! Po t’i jap tani! Sa janë? S’i mbaj mend tani, o vlla. Hë mbylle derën!

Erjon Buçuku: Jo, se s’e mbyll dot, se…

Erjon Buçuku: Vetëm jepi çikë shpejt, që..!

Qytetari: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10! (1 milionë lekë)

Erjon Buçuku: Ok! Ok! Shko merr kartën e identitetit edhe hajde, që të bëj procedurën! Ku je ti? Ti e ke këtu, e ke.

Erjon Buçuku: Atëherë tek 10-ta, ti s’ke për të bërë asnjë gjë tjetër. Thjesht sa të shkosh atje “dua një raport mjeko – ligjor”, se jam i aftë për punë. Do t’i thuash…

Qytetari: Mos më çojnë te iraniani?

Erjon Buçuku: Jo, jo nuk ke nevojë, o burrë! Shko te mjeku i lagjes!

Erjon Buçuku: Specialisti, po. Atje pastaj, të thotë ai direkt “duhet të bësh jo një analizë gjaku, jo leshi, jo preshi”. Lëri një 5 mijë lekësh atje dhe pastaj më vjen raporti mua këtu. Më vjen online të e-Albania, po nuk ke nevojë, që ta marrësh në dorë atë pastaj tek e-Albania do aplikosh për certifikatë personale, familjare dhe dëshmi penaliteti. Shkollën e ke. Kaq ke për të bërë!

Pasi i japim 1 milionë lekë fillojnë procedurat e punësimit, ku dorëzojmë edhe disa dokumente.

Erjon Buçuku: O Roxhi! Djali është për tek “Ardian Klosi”. Një kartë identiteti dhe një kërkesë për punësim!

Zyrtarja 1: Ia bëj unë direkt tani. Kartën e identitetit, e ke me vete?

Erjon Buçuku: E ka! Ja po bëj unë.

Zyrtarja 1: Ma plotëso pak këtë kërkesën të lutem! Emri jot, emri i babait, mbiemër! Kjo është një listë me  gjithë dokumentet, që duhet të plotësosh, për t’i sjellë, sepse për çdo punonjës, kemi dosje personale me një sërë dokumentesh. Këto do t’i bësh dhe do m’i sjellësh mua këtu tek zyra! Do përpunoj urdhrin, do ta nxjerr, do të marr në telefon, kur të paraqitesh te shkolla!

Zyrtarja 1: Për çdo gjë do flasësh me drejtorin e shkollës më vonë, por kur të bëjmë ne prezantimin! Këto m’i jep, t’i vendos aty! I ke për drejtoreshën. Urdhrin e lirimit të personit tjetër dhe urdhri i emërimit i joti. Në rregull?

Të nesërmen marrim edhe urdhrin e punës, ku agjenti ynë emërohet roje pranë shkollës “Ardian Klosi”.

Qytetari: Më thanë ata të bashkisë të vija.

Drejtoresha: Djali, do jesh për roje. Po hajde! Futu brenda!

Qytetari: Letrat e … m’i dhanë ata të bashkisë.

Drejtoresha: Po, po, po në rregull!

Drejtoresha: Domethënë, ti…

Drejtoresha: Po, që urdhërohet, është kjo, që largohet më 7.02 fillojnë marëdhëniet e tua.

Para se të fillojmë punën bëjmë takim me drejtoreshën e shkollës, e cila na tregon detyrat ku më e rëndësishmja është të mos lejojë asnjë gazetar apo punonjës të medias, madje ata duhen shmangur duke i thënë, se Drejtoresha është në mbledhje ose nuk është këtu.

Drejtoresha: Ti do kesh pjesën e sigurisë, kuptohet. Në pjesën e oborrit të shkollës. Do kesh, do mbash çelësat. Do kesh pjesën e hapjes së shkollës në mëngjes, është me pult. Tani orari, duhet të jesh në orën 7:00 në shkollë.

Drejtoresha: Por duhet të dish, që do jesh i pari, që do vish në shkollë!

Drejtoresha: Dhe do jesh i fundit, që do largohesh! Do kesh me kujdes pjesën e portës, kur futen e dalin nxënësit! Në mënyrë kategorike asnjë media, asnjë gjë, sepse mund t’i teket një televizioni, të vijë, të bëjë filmime etj, etj. Nëse bën filmime nga jashtë, le të bëjë sa të dojë. Por ti nuk do të kesh asnjë lloj komunikimi! Absolutisht! Nëse kërkojnë takim me drejtoreshën e shkollës, absolutisht! Do më marrësh mua në telefon për korrektësi, janë hë, hë, hë dhe unë do të them ato, çfarë është e udhës, për të thënë!

N/drejtoresha: Përgjithësisht mund t’i shmangësh dhe vetë! Po janë media, drejtoresha nuk ndodhet në shkollë. Që në momentin e parë nuk ka pse të…, nuk ndodhet është në mbledhje.

Drejtoresha: Pikërisht në mbledhje, ka takim pune.

N/drejtoresha: Po, që nuk do ndodhi.

Drejtoresha: Por, që nuk kemi probleme të tilla./tvklan.al

erjon bucuku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet