LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati në Don Bosko/ Kërkohet dëshmia e autorit të masakrës së Sanatoriumit, Kasandër Nogës

Gentian dhe Indrit Beqiraj deklaruan se në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirian Feçi, për llogari të Kasandër Noga, që kundrejt pagesave të majme, të kryenin vrasje, përfshirë dhe ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, që kishte në pronësi lokalin ku ndodhi masakra.

23 Maj 2023, 18:24 Nga A.B
Atentati në Don Bosko/ Kërkohet dëshmia e autorit të
Kasander Noga

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon dëshminë e Kasandër Nogës, i cili dyshohet se është personi që organizoi dhe porositi atentatin në Don Bosko. 

Ish-autori i masakrës së Sanatoriumit në vitin 2000 ndodhet në burg në Vjenë, pasi u arrestua si organizator i atentatit ndaj hasmit të tij të përbetuar Erion Hasanbelliu në Belgjikë, i cili iu mbijetoi breshërive të plumbave. Por, teksa Noga ndodhej në burg në Austri, në Durrës u vunë në pranga vëllezërit Beqiraj, të dyshuar si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, të cilët e implikojnë ish-oficerin e forcave speciale në disa krime të rënda.

Mes të tjerash, dy vëllezërit, të cilët vendosën të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë, iu thanë hetuesve se atentatin e 4 janarit 2021 në Bon Bosko, ku u vra Erjon Çela, dhe u plagosen vëllai i tij, Blerim Çela, Arben Dani, Azbi Selimaj dhe Edmond Crroj e kishte urdhëruar Kasandër Noga.

Në dëshmi ata pretendojnë se Kasandër Noga kërkonte vrasjen e kundërshtarit të tij, Geron Hasanbelliu, vëllai i Erion Hasanbelliut, por në momentin e ngjarjes, objektivi u ngatërrua dhe u vra një person i pafajshëm, ndërsa edhe të plagosurit ishin po ashtu pa lidhje me objektivin.

Gentian dhe Indrit Beqiraj deklaruan se në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirian Feçi, për llogari të Kasandër Noga, që kundrejt pagesave të majme, të kryenin vrasje, përfshirë dhe ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, që kishte në pronësi lokalin ku ndodhi masakra.

Dëshmitarët e drejtësisë pretendojnë se krijuan të gjitha kushtet për realizimin e atentatit, si marrja e një shtëpie me qira, sigurimi i një automjeti që do të përdorej në ngjarje, por vrasjen e kreu Kevin Zeneli Suci, një prej njerëzve më të besuar të Kasandër Nogës. Për këto rrethana të dëshmuara nga vëllezërit e penduar, prokurorët kërkojnë me çdo kush dëshminë e autorit të masakrës së Sanatoriumit, pasi e konsiderojnë të domosdoshme për ecurinë e hetimit.

Deri më tani autoritetet austriake nuk i janë përgjigjur letërporposisë së prokurorisë shqiptare. ndërsa vijojnë hetimet për arrestimin e Kevin Zenelit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, jo vetëm për masakrën por edhe për atentatin e dështuar në Belgjikë ndaj Erjon Hasanbelliut./Dosja.al

kasander noga

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen