LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua me shumë bujë për planin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, SPAK liron nga burgu “Vis Korçarin”

Koçi, ka lënë ambientet e burgut të Fierit qysh prej datës 7 Prill 2023, duke përfunduar dhe dënimin e marrë nga gjykata e Elbasanit, lidhur me ngjarjen e 20 nëntorit 2020 të ndodhur në Elbasan.

23 Maj 2023, 17:16 Nga k.m.
U arrestua me shumë bujë për planin e vrasjes së Sokol
Elvis Koçi alias (Çaushllari)

Elvis Koçi alias (Çaushllari) i njohur ndryshe në Elbasan si “Vis Korçari” është një tjetër emër i njohur i dosjes “Dumani”, që është liruar nga prokurorët e posaçëm SPAK. Vendimi për lirimin e tij nga qelia është marrë nga 3 prokurorët, të cilët pas deklarimeve që Koçi ka dhënë në prokurori, kanë vlerësuar se i arrestuari gjatë operacionit të bujshëm “Plumbi i artë”, të lerë ambientet e burgut dhe hetohet në gjëndje të lirë. “Ora News” mëson se Koçi, ka lënë ambientet e burgut të Fierit qysh prej datës 7 Prill 2023, duke përfunduar dhe dënimin e marrë nga gjykata e Elbasanit, lidhur me ngjarjen e 20 nëntorit 2020 të ndodhur në Elbasan.

Ku pas një përplasje me armë me një grup të rinjsh, Koçi u dënua me 3.4 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Lirimi i Elvis Koçit shënon rastin e dytë, ku SPAK mban të njëjtin qëndrim me personat e arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i artë”. Rasti tjetër është regjistruar me lirimin e Florenc Çekrezit, i cili i ka shitur në dy raste sasinë e tritolit Eljo Bitrit, që më pas lënda shpërthyese është vendosur në banesën e Talo Çelës dhe Mustafa Subashit në Durrës. Aktualisht Koçi ndodhet i lirë dhe lëviz lirshëm në qytet, duke mos u shqetësuar nga policia e Elbasanit. Mësohet se Elvis Koçi është treguar bashkëpunues me prokurorët, ndaj dhe prokuroria ka mbajtur një qëndrim në zbutjen e masës së sigurimit për Elvis Koçin.

Koçi u arrestua nga SPAK në 18 Maj 2022 në ambientet e burgut, pasi emri i tij doli gjatë dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani, i cili tregonte se Elvis Koçi, ka qenë njeriu që ka negociuar takimin mes Dumanit, Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas, me qëllim planifikimin e vrasjes kundrejt pagesës të Sokol Sanxhaktarit.

Për këtë episod të treguar nga Dumani, Elvis Koçi, akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale si “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” kryer në bashkëpunim të posaçëm në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i Strukturuar kriminal”.

Sipas Nuredin Dumanit, Eljo Bitri dhe “Vis Korçari” kanë qenë dy emrat që kanë negociuar mes tij dhe Çapjave, për të kryer një takim, pasi ata dyshonin se Dumani i kishte qëlluar me kundërtank.

Për të sqaruar të gjithë spekulimet, Dumani ka pranuar të takonte Çapjat dhe të bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi ai kishte qenë në burg.

“… me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambienteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marrë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qenë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekulim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit…”-tregon Dumani.

Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për ti bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë.

“…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizator i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një Aydi A7 i ZI i 2012 dhe tani është në burg në Peqin. Takimin e kemi bërë, natën në një shtëpi të rrethuar në zonën e “Krastës…”-shprehet Dumani informon Ora News.

Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për ti kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari, shihej si lidhje e ngushtë e Suel Çelës.

Vetë Dumani, tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet të mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktuesit i garantuan pagesën, armët dhe informacionin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktari. Madje i arrestuari, ka rrëfyer se pas këtij takimi ka mbajtur kontaktet me Florenc Çapjan, nëpërmjet “Sky” dhe “Encochat”. Dumani shton se teksa është larguar nga Çapjat, marrëdhëniet dalë nga dalë i ka shkëputur, pasi është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej./OraNews

elvis koci vis korcari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen