LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ma vranë për herë të dytë”/ Rrëfimi i babait që s’po merr dot trupin e djalit 20 vjeçar të vrarë në Suedi

Skandali thellohet më tej për procedurat e hetimeve, pasi familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi. Ambasada Shqiptare ende është në negocim me autoritetet suedeze për lejen e udhëtimit, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në një morg në Karlstad, dhe familja nuk ka asnjë ndihmë apo vlerë monetare për ta marrë.

23 Maj 2023, 20:50 Nga A.B
“Ma vranë për herë të dytë”/ Rrëfimi i
Viktima

TIRANË- Babai i një djali 20 vjeçar, të vrarë në Suedi, akuzoi institucionet shtetërore shqiptare se nuk e kanë ndihmuar.

Alket Spaho tha për emisionin investigativ Fiks Fare se Ambasada Shqiptare në Suedi, Stokholm, nuk kishte dijeni për ngjarjen. Madje, diplomatët shqiptare e mësuan vrasjen nga babai i viktimës dhe jo nga burime të tjera. Skandali thellohet më tej për procedurat e hetimeve, pasi familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi. Ambasada Shqiptare ende është në negocim me autoritetet suedeze për lejen e udhëtimit, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në një morg në Karlstad, dhe familja nuk ka asnjë ndihmë apo vlerë monetare për ta marrë.

Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”- thotë babai i tij Alket Spaho. Më tej pohon se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.

Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit. Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai.

Pas ankesës, babai i viktimës telefonon numrat e Ambasadës Shqiptare në Suedi, ku kërkon asistencë, pasi asnjë prej familjarëve nuk është në Suedi. Ai ka kërkuar që të shkojë në Suedi, por s’e kanë lejuar. “Momentalisht nuk kemi asnjë lloj komunikimi me policinë, janë duke ndjekur çështjen. Çfarë kishim në dorë të bënim të flisnim me policinë, ta sqaronim nga ana jonë e kemi bërë” thotë një punonjëse e ambasadës. Më tej Alketi i kërkon që të marrë informacion zyrtar për raportin e mjekësisë ligjore, teksa punonjësja i thotë se “kemi komunikuar nëpërmjet telefonatës! E doni një kërkesë me shkrim? Ia bëjmë një kërkesë me shkrim”.

Kam folur me policinë, me policen, më ka premtuar që në momentin që do marrin përgjigje në sqarim se sa kushton dërgesa, si do bëhet dërgesa etj, etj., do na kontaktojë. Jo vetëm juve, por edhe neve. Procesi zgjat minimalisht 30 ditë. Informohet familja, siç ju kanë informuar, dhe në momentin kur çështja zbardhet, të gjitha dokumentet i dërgohen familjes” thotë punonjësja, e cila shton se “Ambasada kontaktoi me autoritetet lokale në momentin kur juve më morët mua në telefon”. Babai i të ndjerit i kërkoi Ambasadës që të negocionte me shtetin suedez që ai të udhëtonte për në atë vend. “Përsa i përket paraqitjes në gjyq, është e mundur që t’ju jepet vizë për t’u paraqitur. Por kjo është kur procesi të hidhet në gjyq, jo më përpara” -i thotë, teksa i kalon edhe një konsulle në telefon.

As unë, as ne, nuk mund të bëjmë diçka për këtë gjë”- ia pret me të parën diplomatja. Më pas, Alketi i kërkon se përse Ambasada nuk kishte informacion për ngjarjen. “Sepse nuk na e ka raportuar njeri zotëri, nuk kemi nga ta dimë. Ose na kontaktojnë institucionet, ose na kontaktojnë vetë shtetasit” i përgjigjet konsullja. Më tej pohon se shpenzimet e sjelljes së trupit duhet të mbulohen nga familja dhe jo nga shteti shqiptare.

Fiksi kontakton me numrat e Ambasadës, duke e pyetur se përse ambasada nuk merr kontakte me autoritetet suedeze që ta lejojnë të udhëtojë Alketi në Suedi të merret me çështjen. Konsullja thotë se Alketi ka ekspuls dhe se duhet leje e veçantë. “Ne e kemi diskutuar këtë pjesë dhe ia kemi paraqitur edhe palës suedeze si mund të gjejmë një zgjidhje në qoftë se mund të bëhet një tip leje speciale nisur nga rasti që personi të vijë. Mirëpo kjo gjë është në proces, s’kemi marrë akoma konfirmim” thotë Konsullja.

Gazetarët e pyesin nëse Ambasada ka bërë kërkesë, ndërsa ajo përgjigjet se “jemi në procedurë”. Për transportin e viktimës, Ambasada pohon se shpenzimet i merr përsipër familja dhe ambasada s’ka asnjë tagër që të merret me procedura të tilla.  Thotë se do të japin me urgjencë letrat e kalimit të viktimës./Marre nga Top Channel

vritet shqiptari ne suedi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion