LIVE UPDATES
Aktualitet

Mozaiku "Shqipëria"/ Margariti: Nuk fshimë asgjë nga vepra artistike, restauruam atë çfarë gjetëm

Ministrja Margariti ka shpjeguar se retushimi i veprës së artit i është përmbajtur restaurimit që i është bërë veprës në vitin 1993, kur me vendim të Këshillit të Ministrave u vendos që të hiqeshin simbolet komuniste.

23 Maj 2023, 20:23 Nga m.s
Mozaiku "Shqipëria"/ Margariti: Nuk fshimë asgjë nga
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti
 

TIRANE- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me diskutimin mbi retushimin që i është bërë 30 vjet më parë Mozaikut "Shqipëria" vendosur në vitin 1981 në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Disa janë besnikë të ruajtjes së një vepre në origjinal, e ndërsa të tjerë e shikojnë me skepticizëm ekspozimin e një mozaiku që thërret sipas tyre përmes simboleve të diktaturës. Ministrja Margariti ka shpjeguar në "Report Tv" se retushimi i veprës së artit i është përmbajtur restaurimit që i është bërë veprës në vitin 1993, kur me vendim të Këshillit të Ministrave u vendos që të hiqeshin simbolet komuniste. Ndër të tjera thekson se asgjë nga vepra nuk është fshirë, por është restauruar ajo çfarë është gjetur. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Margariti shtoi se restaurimi që u realizua me fondet e BE-së, ishte një nevojë emergjente për ta shpëtuar këtë vepër arti, pasi ishte degraduar.

“Duhet të ndahemi sa i përket epokave dhe artit që kanë gjeneruar epoka të ndryshe, se sa është e drejtë për ti rishikuar, fshirë apo ngjallur. Në Ministrinë e Kulturës çdo gjë që lidhet me çdo periudhë, duhet parë në konceptin e artit në vetvete. Duhet futur në një kontekst historik. Fjala restaurim sjell në vëmendje faktin e retushimit të gjendjes aktuale që ne e gjejmë veprën e artit. Vetë konventa e Parisit kur flet për restaurimin nuk flet për nxjerrjen në pah ose retushim, por restaurimin e asaj çfarë është gjetur.

Ne nuk fshimë asgjë nga vepra artistike, ne restaurojmë atë çfarë kemi gjetur, është një vendim i '93, që ka lindur si një politikë shumë të madhe për fshirjen totale të simbolit të komunizmit. Ka qenë gati për heqjen, vendimi ka ardhur më pas jo për heqjen totale, por kanë retushuar ato simbole, për ideologjinë e asaj kohe është parë shqetësuese. Sa i përket vendimmarrjes sonë, i jemi përmbajtur restaurimit, vendimit të Këshillit të Ministrave. Mozaiku kishte filluar të degradohej dhe të sillte rrezikshmëri për personat që kalonin, kemi bërë atë që ishte emergjente për ta shpëtuar këtë vepër arti. E kemi bërë në bashkëpunim me autorët e vetë veprës”, tha Margariti.

Ajo tha se restaurimi është bërë në dakordësi me autorët.

“Propaganda është pjesë e një regjimi diktatorial, por duhet ta veçojmë veprën artistike nga propaganda. Kemi treçerekun e fondit të Galerisë Kombëtare të arteve që e kemi me vepra të regjimit komunist. Është se si bëhej dhe ne sot studiojmë se si mund të bëhet propaganda nëpërmjet artit. Ne s’mund të fshijmë artin e artistëve, sepse keni pasur artin e keq që keni jetuar në atë periudhë. Restaurim besnik i gjendjes aktuale dhe fakteve historike, do ishte gabim që restaurimi të kthente vendimin mbrapsht, se s’do ishte besnik. Restaurimi lidhet me faktin që duhet të jetë i qëndrueshëm, të mos ketë rrezikshmëri. Është bërë në dakordësi me autorët”, u shpreh Margariti.

Mozaiku "Shqipëria" është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai u përurua bashkë me muzeun me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor 1981 në Tiranë. 

ministrja e kulturës elva margariti muzeu historik kombetar mozaiku shqiperia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet