LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Aurelio Dervishit/ Kërkuan ndryshim mase, Apeli lë në burg 4 autorët e ngjarjes

Shkak për vrasjen është bërë një vajzë, e cila ishte e lidhur me një nga autorët e ngjarjes.

30 Prill 2024, 13:19 Nga I.A
Vrasja e Aurelio Dervishit/ Kërkuan ndryshim mase, Apeli lë në
Aurelio Dervishi

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 4 autorët e vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi. Gjykata ka lënë në burg ditën e sotme Frensi Shehin, Bjorni Shehin, Shaqir Hafuzin dhe Irhad Ismalajn, të cilët akuzohen për vrasjen me thikë të 18-vjeçarit.

Shkak për vrasjen është bërë një vajzë, e cila ishte e lidhur me një nga autorët e ngjarjes. Ndërkohë që natën kur ndodhi vrasja, adoleshentja ndodhej në makinën tip Audi, e cila drejtohej nga Dervishi.

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Policia gjyqësore, ka referuar se më datë 31.03.2024, rreth orës 21:45, pranë pastiçeri “Tito”, afër maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, ka ndodhur një konflikt midis dy grupe të rinjsh. Si pasojë e këtij konflikti fizik midis tyre, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale A. D, i cili është qëlluar me mjet prerëse. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. Sh, si dhe ndaj të miturve në konflikt me ligjin shtetasve me iniciale Sh. H, B. Sh dhe I. I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 76-25 të Kodi Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 869 Regj.Them, datë 04.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave.
2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H.
3. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
4. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh.
5. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
6. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh.
7. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
8. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin I. I.
9. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin I. I atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
– Nga personi nën hetim i mitur në konflikt me ligjin me iniciale I. I, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një masë sigurimi më të butë, si ajo e“detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “vendosja e të miturit në mbikëqyrje”.
– Nga personi nën hetimi me iniciale F. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, në lidhje me masën e sigurimi duke caktuar si masë sigurimi atë të “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 29.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Alma Ahmeti, vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 869 akti, datë 04.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Si u vra Aurelio Dervishi?

Sherri mes Aurelio Dervishit dhe 5 të rinjëve ka nisur për një vajzë, e cila ishte në makinë me viktimën. Dyshohet se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve. Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qenë në automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht. 18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh. Dyshohet se ka qenë një 15-vjeçar ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks Dervishin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.

aurelio dervishi

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Prill 2024, 08:33 Redaksia INA Media

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Foto ilustruese TIRANA- Amnistia që nisi të ekzekutohet sot ka prodhuar pasojat e para negative. Proçesi që është admi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj