LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, Apeli i GJKKO lë në fuqi burgimin përjetë për Xhuljano Hoxhën

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan.

8 Prill 2024, 14:34 Nga N.F
Vrasja e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, Apeli i GJKKO lë në fuqi
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ditën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Xhuljano Hoxhën. Ndërsa për Euglen Halilin GJKKO i ka ulur me një vit dënimin.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.


Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së  Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtar), sot më datë 08.04.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 12 akti, datë 23.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit E.H. dhe Xh.H., kundër vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Bazuar në nenin 55 parag 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Xh.H. dënohet me burgim të përjetshëm. Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.


Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, e kryer me interes në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.


Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Bazuar në nenin 55 paragrafi 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.H. dënohet me burgim të përjetshëm.


Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit E.H. me 17 vjet burgim. Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë…”


Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me të pandehurit Xh.H.
Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me faktet penale dhe fajësinë e të pandehurit E.H., me ndryshimet si vijon:


Dënimin e të pandehurit E.H. me 10 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës E.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale. Dënimin e të pandehurit E.H. me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës R.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.


Dënimin e të pandehurit E.H. me 3 vjet burgim, sipas nenit 278/4 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/1, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
Dënimin e të pandehurit E.H. me 1 vit burgim, sipas nenit 333/a/2 në lidhje me nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale. Në bazë të nenit 55/2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve caktimin si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit E.H. me 16 vjet burgim. Lënien të fuqi të vendimit të sipërcituar për pjesët e tjera të tij.

gjkko xhuljano hoxha vrasje burg per jete

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend