Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ky vendim vjen pas tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtarit Astrit Kalaja u ekzekutua me tre plumba nga Elvis Shkambi.
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë (9 dhe 10 Tetor). Ky vendim vjen pas tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtarit Astrit Kalaja u ekzekutua me tre plumba nga Elvis Shkambi.
Dhoma e Abokatisë gjithashtu sqaron se bojkoti është një thirrje për të gjithë opinionin, politikën shqiptare, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtesise, si dhe palët ndergjygjëse, që të angazhohen me pergjegjësine maksimale per sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe të veprimtarisë dhe aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe avokatëve në ushtrimin e detyrave të tyre në realizimin dhe funksionimin e drejtësisë.
VENDIM/ KOMITETI DREJTUES I DHOMES TE AVOKATISE TE SHQIPERISE
Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, percjell me shume shqetesim ngjarjen lidhur me vrasjen e Gjyqtarit te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, Z.Astrit KALAJA, si ngjarja me e rende dhe e paprecedent e ndodhur ndonjehere ne sistemin e drejtesise. Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise vendosi njezeri qe te bojkotoj te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, per ceshtjet penale, civile dhe administrative, ne te gjitha nivelet e gjykimit, per datat 9 dhe 10 Tetor 2025.
Ky bojkot eshte nje thirrje per te gjithe opinionin, politiken shqiptare, Keshillin e Larte Gjyqesor, Keshillin e Larte te Prokurorise, Inspektorin e Larte te Drejtesise, si dhe palet ndergjygjese, qe te angazhohen me pergjegjesine maksimale per sigurimin e jetes dhe shendetit, si dhe te veprimtarise dhe aktivitetit te gjyqtareve, prokuroreve, dhe avokateve ne ushtrimin e detyrave te tyre ne realizimin dhe funksionimin e drejtesise. Ky vendim nuk i shtrin efektet e tij per masat e sigurimit ne procesin penal. Urdherohen te gjithe kryetaret e Dhomave Vendore te Avokatise per ekzekutimin e ketij vendimi.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË - Gjykata e Tiranës, ka kërkuar që të ndalohet gjuha e urrejtjes ndaj trupës gjyqsore dhe të ...
Gjovalin Shkambi SHKODËR- Xhaxhai i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi është arrestuar ditën e sotme pas kërcënimeve ndaj ...
KLGJ TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rret...
Avokatja Brunilda Lika TIRANË - Avokatja Brunilda Lika ka rrëfyer tmerrin e ditës së djeshme ku gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u ekze...
Ambasada Britanike TIRANË - Ambasada Britanike në Tiranë ka kërkuar të merren masa urgjente për të garantuar sigurin&eum...
Gjovalin Shkambi TIRANË- Xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi është shoqëruar ditën e sotme nga policia e Shkodr...
Foto ilustruse TIRANË - Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të vendit është lajmëruar ditën e sotme në m...
Pamjet TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga salla ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e djeshme në Gjykatën e ...
Foto ilustruse TIRANË - Ina Xhaxho mjekja, e cila kuroi në klinkën e saj private vogëlushin 3-vjeçar Brian Spahiu, i cili nd&eum...
Elvis Shkambi TIRANË- Dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme është zbardhur. M&eum...