Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor. Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit, ku babai i Ilarias, Flamur Sula, e quajti marrëveshjen të padrejtë.
ITALI- Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij, Ilaria Sula, më 26 mars, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e kufomës. Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor. Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit, ku babai i Ilarias, Flamur Sula, e quajti marrëveshjen të padrejtë.
"Për ne, kjo nuk është drejtësi. Ne u shkatërruam pasi pamë një gjyq që zgjati pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet... për ne, kjo nuk është drejtësi," tha për ANSA-n Flamur Sula, babai i Ilarisë.
Roli i nënës në fshehjen e trupit të Ilarias
Sipas hetimit, vrasja ndodhi në apartamentin në Via Homs, në lagjen Africano të Romës. Mark Samson dyshohet se e sulmoi Ilaria Sulën, duke e goditur me thikë në qafë të paktën tre herë, duke i shkaktuar shok hemorragjik fatal. Pasi e vrau, ai e mbështolli trupin e saj në një qese dhe më pas e vendosi në një valixhe, të cilën e çoi me makinë në një zonë të pyllëzuar në Poli, ku valixhja u braktis.
Që në fillim, hetuesit dyshuan se djali nuk kishte vepruar vetëm. Të dhënat e telefonit celular të nënës së tij e vendosnin atë në shtëpi gjatë orëve kritike dhe logjika sugjeronte se ata mund të kishin ndihmuar pas krimit. Më pas gjatë marrjes në pyetje, Nosr Manlapaz, nëna e djalit, pranoi përfshirjen e saj.
"E ndihmova të pastronte shtëpinë, të hiqte gjithë atë gjak," deklaroi e ëma e autorit.
Gruaja e përshkroi djalin e saj si të frikësuar dhe momenti kur pa Ilarinë të shtrirë përtokë, një imazh që e shtyu të ndërhynte për të pastruar gjurmët dhe për të ndihmuar djalin e saj të fshihte trupin. Sipas hetuesve, roli i nënës ishte vendimtar në mbulimin e ngjarjes, ajo ndihmoi në pastrimin e apartamentit dhe në eliminimin e provave kompromentuese.
Marrëveshja për pranimin e fajësisë e ka zgjidhur pozicionin e saj, por për familjen e Ilarias, mbetet një çështje e pazgjidhur, ndërsa hetimi kryesor tani kalon në gjyqin që do të përcaktojë përgjegjësinë e plotë të Mark Samsonit.
Si u vra Ilaria Sula
Ilaria Sula, rezultonte e zhdukur që prej datës 25 Mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike. Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.
Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas.
Sipas raportimeve ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë. Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në ëhatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.
Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale. Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe. Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës./Dosja.al
Kakavijë KAKAVIJË- Kalimi në në aksin rrugor Kakavijë–Janinë është bllokua plotësisht mbrë...
Ahmed al-Sharaa, Muhammed bin Salman Al Saud, Vjosa Osmani KOSOVË- Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin ...
droga GREQI- Dy shqiptar janë arrestuar në Igumenicë, Greqi, nën dyshimin e trafikut të drogës. Siç raportoh...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se mëngjesin e 30 nëntorit, autoritetet e S...
Dorian Puka ANGLI- Gazeta britanike, Daily Mail i ka kushtuar sërish një artikull shqiptarit Dorian Puka, ku e cilëson si&nbs...
foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident raportohet se ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një automjet tip Toyot...
Erzen Uka OROSH- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dy persona, ...
permbytjet LEZHË- Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Radhë të gjatë kilometrike janë raportuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Si&cc...
Liridona Ademaj, Naim Murseli, Granit Plav KOSOVË- Të shtunën u mbushën dy vite nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje ...