Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Arma e sekuestruar është një revolver, e cila është dërguar për ekspertizë, ndërkohë pritet që ekspertiza të përcaktojë nëse arma është përdorur gjatë ngjarjes dhe se kujt i përket. Sipas hetuesve, dyshohet se në vendin e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm autori dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm ose të përfshirë në konflikt.

LAÇ- Policia ka gjetur një armë të dytë në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutua Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut në lagjen “Erdogan” në qytetin e Laçit. Bëhet me dije se arma u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të grupit hetimor, i cili u orientua edhe nga deklarimet e personave të shoqëruar në polici pas ngjares.
Arma e sekuestruar është një revolver, e cila është dërguar për ekspertizë, ndërkohë pritet që ekspertiza të përcaktojë nëse arma është përdorur gjatë ngjarjes dhe se kujt i përket. Sipas hetuesve, dyshohet se në vendin e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm autori dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm ose të përfshirë në konflikt.
Si autor i krimit është shpallur në kërkim Emiljan Suti alias Artur Suti. Ky i fundit ka qëlluar Gjinin me shtatë plumba menjëherë pasi ai ka zbritur nga automjeti i tij pranë hyrjes së pallatit ku banonte. Gjini edhe pse ka tentuar të largohet, është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.
Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Viktima që njihej me katër mbiemra, Kokaj, Lika, Gjini e Nure, dhe autori banonin në të njëjtën lagje dhe po ashtu ata kanë pasur konflikt disa kohë më parë.
Sa i përket autorit, Emiljan Suti, alias Artur Suti, ai është emër i njohur për blutë. Suti është i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Ndërsa, në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit. Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, i arrestuar më parë për drogë, vjedhje e vrasje.
Në vitin 2019, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre vranë Mikel dhe Jani Jushin, kushërinj, kurse Gentian Suti mbeti i plagosur. Ndërsa në 2010, vëllezërit Suti u arrestuan dhe akuzuan për tentativë vrasjeje pasi hapën zjarr ndaj Policisë së Shtetit, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje të urdhrit të policisë”.
Prokurori Eugen Beci asokohe kërkoi shpalljen fajtor dhe dënoi me 21 vjet burg Artur Sutin, ndërsa për të vëllain e tij, Gentianin, 20 vjet burgim. Trupi gjykues, i kryesuar nga Klodian Kurushi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për vrasje në tentativë të policëve për vëllezërit Suti, duke i dënuar ata për veprat penale të “kanosjes”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, Dënim i cili u ul përfundimisht me 5 vite për Arturin dhe 4 vite burg për Gentianin./Dosja.al
Foto VLORË- Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur me nga 500 dhe 510 mijë lekë të rinj, dy drejtues motorësh uji të cil&...
Pavlin Preka SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës, ...
Pamje nga protesta TIRANË- IntelliNews i ka kushtuar një artikull valës së protestave në Shqipëri, të njohura si “...
Kanye West TIRANË- Këngëtari i njohur ndërkombëtarisht, por mjaft i debatueshëm për mendësinë e tij antis...
Pamje MIRDITË- Gjashtë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e...
Foto TIRANE- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka njoftuar se një tjetër platformë e dyshuar për transmetim të paligjshë...
BELGJIKË- Një shtetas shqiptar 31-vjeçar është dënuar me katër vite burg efektiv nga një gjykatë në Belgji...
Foto TIRANË- Agjencia e lajmeve, Reuters, i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar në Miami, Artur Shehu. Reuters shkruan s...
Pamje FIER- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet tip "F...
Pamje SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë ekstraduar nga Shqipëria Klevi K., një nga të dyshuarit për çështjen e 8...