LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi

• Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. • Ata kanë nisur organizimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa pas kësaj pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre gjatë protestës së djeshme.

7 artikuj për këtë temë.

41 MINUTA ME PARE

“Korrupsioni po na varros dhe krimi po na rrethon përditë”/ Qytetari: Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mblidhen këtu

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Qytetari

TIRANA- Një qytetar deklaroi se ka dalë në protestë për korrupsionin dhe krimin  i cili po i rrethon  përditë. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mblidhen në protestë, pasi vetë këtu gjenden shqiptarët e ndershëm dhe pa interes.

Qytetari tha se dëshiron që fëmijët e tij të rrin në Shqipëri, jo të marrin rrugët e botës si pasojë e politikës. Sipas tij, të gjitha partitë i kanë lënë gjërat rrëmujë.

“Kam dalë në protestë për fëmijët e mi, se dua t’i rris në Shqipëri. Nuk dua të marrim rrugët e botës! Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mblidhen këtu, këtu i gjejmë shqiptarët e ndershëm dhe pa interes. Vetëm për të drejtat tona dhe të kombit tonë, ndaj kam dalë sot në protestë.

Përballem me pafund problematika. Arsyeja kryesore është korrupsioni që po na varros përditë, krimi që na rrethon përditë. Të gjitha partitë pa përjashtim na i kanë lënë gjërat rrëmujë”, deklaroi ai./Dosja.al

51 MINUTA ME PARE

“Poshtë patronazhistët”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike. 

Kujtojmë që kjo është protesta e 43-të, ndërsa tubimi i tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj dhe të shumtë kanë qenë edhe emigratët shqiptarë që kanë protestuar gjatë këtyre ditëve nga Europa deri në SHbA dhe Kanadanë e largët./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

“Kam 43 ditë në protestë”/ Protestuesi: Ne nuk del 130 mijë lekë pension, ndërsa Berishës dhe Metës nuk u mungon gjë

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Një i moshuar ka folur për pensionet, për të cilat tha se të moshuarve nuk u dalin 130 mijë lekë në muaj, ndërsa  Berishës dhe Metës nuk u mungon gjë. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ka 43 ditë që po proteston, me shpresën se do të shoh ndryshim.

Sipas tij, rina i ka çarmatosur të gjithë, sidomos kastën e vjetër politike. Ai deklaroi se do të vijoj të protestoj deri sa të ikë Edi Rama nga pushteti.

“Kam 43 ditë në protestë radhazi. Neve nuk na del 130 mijë lekë pension, ndërsa Edi Ramës, Sali Berishës e Ilir Metës nuk u mungon gjë. Duhet t’u marrim pasuritë që të japin dorëheqje! Rinia i ka çarmatosur të gjithë, të gjithë kastën e vjetër politike. Tani vetëm presim. Ne do rrimë këtu, një muaj, dy muaj, deri sa të ikë Edi Rama,” përfundoi ai me vendosmëri./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama është një njeri që nuk i do shqiptarët”/ Protestuesja: Kanye West-it i jep miliona, ne jemi me ujë me orar

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesja

TIRANA- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama jep  milionat për Kanye West, ndërsa shqiptarët janë me ujë me orar. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo tha se qeveria dha 5000 lekë për pensionistët, që mos të dalin në protestë. 

Më tej ajo shtoi se  Rama është një njeri që nuk i do shqiptarët dhe nuk e do këtë vend. Në fund, ajo tha se kryeministri ka buxhet për evente, por jo për popullin.

“Neve kemi ujë me orar. Rama tha kemi ujë të pijshëm, por nuk kemi. Vetë shteti mban përgjegjësi. Me zor duan të na vdesin neve, por nuk vdesim! Qeveria dha bonus 5000 lekë për pensionistët? Këtë e dha në këtë moment që të na bëjë qejfin, që mos të dalim në protesta! Rama është një njeri që nuk i do shqiptarët, nuk e do këtë vend.

Ky këngëtari që erdhi këtu, Kanye West, u pagua gjithë ato lekë. Janë paguar 3 mijë punëtorë që ngritën atë stadiumin, ku shkojnë gjithë këto para që paguhen? Ku i gjen ai? Për ata i ka lekët ai, ndërsa për këtë popull që vuan nuk ka!” përfundoi mes emocionesh e moshuara./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Revolta zhvendoset edhe në SHBA/ Qindra emigrantë protestojnë para OKB në New York: Rama jepe dorëheqjen menjëherë!

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

SHBA- Revolta qytetare dhe kërkesa për ndryshim është zhvendosur edhe në SHBA, ku qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur para Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në mbështetje të protestës së qytetarëve shqiptar në Tiranë. Ata vinin nga shtetet Michigan, Pennsylvania, Massachusetts (Boston), Connecticut, New Jersey, New York, Virginia dhe Washington D.C. 

Ata ritheksuan kërkesat e tyre, ndërsa deklaruan se diaspora shqiptaro-amerikane qëndron në solidaritet me qytetarët e Shqipërisë. Me pankarta të ndryshme, flamuj kuqezi dhe thirrjet “Rama ik”, ata iu bashkuan protestës, duke shprehur pakënaqësit me qeverisjen në këto vite.

KËRKESAT:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 43-të e revoltës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej", kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. Ata kanë nisur organizimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa pas kësaj pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. 

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim.  Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

5 ORE ME PARE

"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka Shqipëri

Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 43-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.  Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. 

Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre. 

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar