Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
• Një person është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku 50-vjeçari Edmond Sula ka humbur jetën si pasojë e një atenatti me armë zjarri. • • • Mësohet se, në momentin e ngjarjes, Sula po hynte në shtëpi. • Sipas të dhënave të grupit hetimor, viktima është qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm, i shkrepur me një armë me precizion të lartë, e pajisur me dylbi. • Një tjetër element që dëshmon planifikimin e detajuar të autorit është fakti se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çka lë të kuptohet se qitësi ka vepruar nga një distancë e konsiderueshme dhe me mjete të sofistikuara. • Në fokus të hetimeve është vënë aktiviteti i viktimës, i cili merrej me shit-blerje pronash. • • Policia po verifikon me përparësi konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari, duke e konsideruar këtë pistë si më kryesoren për zbardhjen e motivit të këtij krimi të rëndë.
4 artikuj për këtë temë.
VORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, ngjarje e ndodhur në Bërxullë të Vorës. Mësohet se, grupi hetimor është rikthyer sërish në vendin ku ndodhi krimi, teksa vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas burimeve hetimore, 50-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri pas mesnatës, pikërisht në momentin kur po kthehej drejt banesës së tij. Plumbat kanë rezultuar fatal, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Hetuesit dyshojnë se autori i këtij krimi të rëndë ka vepruar i vetëm. Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë të sekuestruara në zonë, ka rezultuar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet./Dosja.al

VORË- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili gjeti vdekjen pak pas mesnatës teksa ndodhej në derën e banesës së tij. Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, viktima është qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm, i shkrepur me një armë me precizion të lartë, e pajisur me dylbi.
Një tjetër element që dëshmon planifikimin e detajuar të autorit është fakti se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çka lë të kuptohet se qitësi ka vepruar nga një distancë e konsiderueshme dhe me mjete të sofistikuara.
Në fokus të hetimeve është vënë aktiviteti i viktimës, i cili merrej me shit-blerje pronash. Policia po verifikon me përparësi konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari, duke e konsideruar këtë pistë si më kryesoren për zbardhjen e motivit të këtij krimi të rëndë.
Aktualisht, grupi hetimor vijon punën intensive për sigurimin e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes që ka shkaktuar tronditje në zonë./Dosja.al
VORË- Është identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesnate në fshatin Bërxullë të Vorës.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Edmond Sula, i cili është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e krimit dhe për të mbledhur provat e nevojshme. Aktualisht janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Dosja.al

VORË- Një person është vrarë me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku dyshohet se është qëlluar për vdekje E. (A.) S., i moshës 50-vjeçare.
Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, administrimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në zonë për kapjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Vorë/Informacion paraprak Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve./Dosja.al