Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një person është gjetur i vrarë më armë zjarri brenda një automjeti. • Viktima është identifikuar si Aleksandër Koçeku. • Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se ai është është gjetur në automjet pa shenja jete, në aksin rrugor Prekal–Kir. • Detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje, ku hetimet zhvendosen te pista e hakmarrjes. • Kjo pasi, viktima Aleksandër Koçeku është vëllai i Vasel Koçekut, i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në 26 shkurt 2025. • Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve. • Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku një person u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij. Viktima u identifikua si Aleksandër Koçeku. Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se ai është është gjetur në automjet pa shenja jete, në aksin rrugor Prekal–Kir.
Por detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje, ku hetimet zhvendosen te pista e hakmarrjes. Kjo pasi, viktima Aleksandër Koçeku është vëllai i Vasel Koçekut, i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në 26 shkurt 2025.
Detaje nga vrasja e Prekës
Ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të 2025 në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina të Shkodrës. Burimet hetimore, dyshojnë se vrasja mund të ketë pasur si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila asokohe ishte 13-vjeç.
Historia nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, sot 16-vjeç, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Koçeku, me argumentin se vajza ishte e mitur. Megjithatë, gjatë viteve në vijim, Preka ka vijuar këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.
Familja Koçeku nuk e ka pranuar, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima. Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. I afërmi i tij, konkretisht xhaxhai i viktimës, u tha autoriteve që Pavlin Preka nuk kishte pasur probleme me njeri dhe se jetonte i qetë dhe pa trazira mes Shkodrës dhe Dukagjinit. Hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë./Dosja.al
SHKODRA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur në Shkodër. Blutë bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Aleksandër Koçeku.
Ai është është gjetur në automjet pa shenja jete, në aksin rrugor Prekal–Kir. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi Aleksandër Koçeku.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Dosja.al
DUKAGJIN- Një ngjare e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, konkretish në zonën e Dukagjinit. Një person është vrarë me armë zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë. Policia është nisur drejt vendngjarjes, por distanca është e largët./Dosja.al